Categories: lifestyle

Sa funksionojnë shkëlqyesit që i “fryjnë” buzët?

Nëse keni provuar shkëlqyes buzësh me efekt “plumping” (fryrës) për buzët, me siguri e dini ndjesinë: Pickim i lehtë, djegie që zgjat me sekonda dhe buzë që shkëlqejnë dhe ndihen pak më të plota.

Ky produkt është krijuar vite më parë, por kohët e fundit po e rimerr vëmendjen përsëri, ndoshta edhe për shkak se shkëlqyesit e buzëve janë në modë në përgjithësi, veçanërisht në ngjyra rozë të lehtë, siç vjen zakonisht dhe produkti “plumping”.

Por, a ka vërtet efekt në fryrjen e buzëve?!

E keni vënë re sesi pasi hani ushqime super pikante, i ndjeni buzët pak të irrituara, disi më të plota? Shumica e shkëlqyesve, përdorin përbërës të ngjashëm. Ato shkaktojnë një reagim në lëkurën tuaj për të krijuar një lloj plotësie të përkohshme.

Sipas kirurges plastike Lara Devgan, shumë shkëlqyes të buzëve përmbajnë ngacmues të butë të tillë si piper i kuq (një përbërës që gjendet në specat djegës), kanellë ose mente. Kur aplikohet në buzët tuaja, acarimi bën që gjaku të vërshojë në sipërfaqen e lëkurës, gjë që rezulton në një grumbullim të butë dhe të përkohshëm të buzëve për shkak të ënjtjes kalimtare.

Ekzistojnë gjithashtu shkëlqyes që krijojnë një reagim të ngjashëm duke përdorur helmin e bletës që është nxjerrë nga njerëzit prej tyre. Edhe në këtë rast, efekti është i përkohshëm.

Pavarësisht përbërësve, duhet të tregoheni të kujdesshëm me shkëlqyesat që përdorni. Shumë mjekë nuk rekomandojnë përdorimin e produkteve me helm blete, nëse keni lëkurë të ndjeshme ose histori alergjish të rënda. Përveç kësaj, buzët tuaja mund të thahen, acarohen ose plasariten nëse përdorni shkëlqyes shumë të fortë për buzët.

Dhe këtu, është një sfidë tjetër – Nëse e përdorni rregullisht, shkëlqyesi mund të bëhet më pak efektiv me kalimin e kohës. Trupi bëhet më tolerant ndaj çdo substance që sheh gjatë gjithë kohës. Mendoni se si ata që pinë kafe, kanë nevojë për gjithnjë e më shumë kafe për t’u ndjerë vigjilent.

Së fundmi, ka edhe produkte që përmbajnë acid hialuronik dhe synojnë të mbushin buzët ose të përmirësojnë volumin me kalimin e kohës, por provat për këtë janë ende të kufizuara dhe mbështeten vetëm në studime afatshkurtra.

Nëse dëshironi buzë vërtet më të plota, për një periudhë më afatgjatë, zgjidhja e vetme e deritanishme janë mbushësit (fillers). Efekti në këto raste zgjat 3-6 muaj. Sigurisht, kostot për këtë procedurë janë më të larta se ato të një shkëlqyesi buzësh.

të fundit

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me…

10 minutes ago

Parashikimi i motit 19 Gusht 2025, kthjellime dhe vranësira

Ditën e sotme vendi ynë, deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të…

17 minutes ago

Horoskopi 19 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…

8 hours ago

Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin!

"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…

8 hours ago

“Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë!

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…

8 hours ago

Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…

8 hours ago