lifestyle

Rritja e çmimeve ngadalësohet, Inflacioni zbret në 2.6%, niveli më i ulët nga tetori 2021

Vrulli i rritjes së çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në dy muajt e parë të këtij viti. Pasi u reduktua në 3.4 në janar, nga 4% që u mbyll 2023-shi, inflacioni, i cili mat ndryshimin e shportës kryesore të mallrave të konsumit, ka rënë në 2.6% në shkurt. Ky është niveli më i ulët, që nga tetori 2021, përpara se të fillonte një valë rritje çmimesh, fillimisht si rrjedhojë e problemeve në furnizim që krijoi pandemia dhe më pas nga çrregullimet e tregjeve si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Rënia e inflacionit është ndikuar dhe nga ecuria e tij në Europë, duke bërë që furnitorët të blejnë importet më lirë, ndërkohë që favorizohen dhe nga rënia e euros në tregun vendas. Eurostat njoftoi më herët se inflacioni në eurozonë ra në 2.6% në shkurt, megjithëse rënia e tij ishte më e ulët sesa pritej. Në tregun vendas inflacioni ka zbritur poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë, duke e bërë të panevojshme shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, siç parashikohej në fund të vitit dhe siç u këshillua dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në mbledhjen e fundit, në fillim të shkurtit Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha në fillim të shkurtit, se megjithatë, edhe pse në rënie, presionet e brendshme inflacioniste mbeten relativisht të larta dhe nuk janë ende në linjë me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve. Kjo ecuri diktohet nga kërkesa relativisht e lartë për mallra e shërbime, e cila mban të larta marzhet e fitimit, si dhe nga rritja e shpejtë e pagave, e cila përcillet më tej në kosto të rritura prodhimi.

Që nga marsi i vitit 2022, Banka e Shqipërisë e ka rritur shtatë herë normën bazë, duke e çuar nga 0.5% në 3.25%, si instrumenti kryesor i saj për të luftuar inflacionin. Ndërhyrja e fundit ishte në nëntor 2023, kur norma u rit me 0.25 pikë përqindje.

Ushqimet vijojnë të shtrenjtohen, por edhe argëtimi

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,45 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,35 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,10 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, Krahasuar me muajin Shkurt 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,9 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,4 %, “Shërbimi arsimor” me 2,2 %, “Shëndeti” me 1,9 % dhe “Komunikimi” me 0,3 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1,6 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,6 %, “mish” dhe “peshk”me 4,2 % secili, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,6 %, “fruta” me 2,9 %, etj./ Monitor

Tags: inflacioni

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

3 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

3 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

3 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

3 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

4 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

4 hours ago