lifestyle

Rrit ndjeshëm rrezikun e këtij kanceri, kategoria e personave që nuk duhet ta teprojnë me lëngun e portokallit

A janë të gjithë lëngjet e frutave të shtrydhura, të shëndetshëm për sa i përket parandalimit të kancerit? Jo detyrimisht të gjithë …

Një ndër lëngjet më të përhapur dhe të konsumuar botërisht është ai i portokallit të shtrydhur. Vitet e fundit, ky lëng akuzohet për njëfarë lidhje me shfaqjen e kancerit të lëkurës melanomës, një ndër kancerët më të rrezikshëm dhe agresiv, i cili fillon me një nishan dhe pasi arrin një madhësi të caktuar prej vetëm 4mm (diçka që për çdo lloj tjetër tumori do të ishte shumë e vogël), çon në vdekjen e individit në një përqindje 50% brenda 10 viteve.

Të lidhura

None found

Të gjitha studimet tregojnë se frekuenca e shfaqjes së melanomave është në rritje të vazhdueshme, konkretisht në vendet e zhvilluara dhe në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar.

Për një kohë të gjatë është besuar se kjo situatë lidhet me ekspozimin në diell në fëmijëri. Dhe nuk ka dyshim që ky fakt qëndron, sidomos ekspozimi i fëmijëve në orën 11 paradite deri në orën 4 pasdite.

Por, me kalimin e kohës, shkenca ka treguar se nuk mund të jetë shkak vetëm qëndrimi nën rrezet e diellit. Për faktin e thjeshtë se ekspozimi në diell është një faktor tepër i vjetër dhe nuk korrespondon ndonjë ndryshim i tij me ndryshimin e shpeshtësisë së melanomave, pra nuk justifikohet vetëm me rrezet e diellit rritja e melanomave.

Lëngu i portokallit dhe melanomat

Në vitin 2010, universiteti i Tenesise në Memfis, publikoi një studim mjaft interesant, i cili fajëson konsumin e lëngut të portokallit të shtrydhur për këtë epidemi. Është e vërtetë se, lëngu i portokallit është shumë i pasur në “fukumarina” dhe “psoralene” – substanca tepër kancerogjene për lëkurën në prezencë të diellit.

Për me tepër, sipas të njëjtëve shkencëtare, konstatohet se ka një paralelizëm midis konsumit të lëngut të portokallit dhe frekuencës së melanomave. Konsumi i më shumë se një gote lëng portokalli në ditë u gjet të lidhet me rrezikshmëri më të lartë të kancerit të lëkurës.

Atëherë, nuk duhet të pimë lëng portokalli?

Nuk do të thoshim, por ama, personat me predispozitë ndaj kancerit të lëkurës, si ata me ngjyrë lëkurë të çelur ose kuqalashet, ata me sy bojë qielli ose jeshil, ata që digjen shumë lehtë në diell në vend që të nxihen, ata që kanë shumë nishane apo ata që kanë familjar që është prekur nga melanoma, bëjnë mirë të mos e teprojnë me lëngun e portokallit, derisa shkenca të konkludojë në të kundërtën, thotë Blerina Bombaj.

Lëngu i shegës, magjik!

E gjithë kjo kategori njerëzish që përshkrova më lart, bën mirë të preferojë një tjetër lëng “shpëtimtar”, lëngun e shegës. Shumë studime tregojnë se konsumi i bollshëm i lëngut të shegës mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të prostatës dhe të nxisë “vetëvrasjen” e qelizës – një proces i cili vetëshkatërron qelizat kanceroze, duke penguar veprimtarinë e faktorëve të rritjes, e cila në shumë raste duket të shkojë krah për krah me zhvillimin kanceroz.

Në të njëjtën mënyrë, lëngu i shegës vepron pozitivisht në rastin e kancerit të lidhur me hormone si p.sh. kanceri i gjirit, duke penguar aromatazën-enzimen kyç në prodhimin me tepri të estrogjenit.

Shega është shumë e pasur me antioksidantë, sidomos lëngu i saj dhe lëkura. Veprimtaria antioksiduese e lëngut të shegës është 4 herë më e fuqishme se ajo e verës së kuqe apo çajit jeshil.

Lëngu i shegës pengon shumimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë (në laborator), nga 30% – 100%. Konsumi nga goja i lëngut të shegës, nga minj eksperimental tek të cilët është shkaktuar kancer i mushkërive, rezulton në ulje të masës tumorale me një përqindje prej 66%, pas një terapie 6 mujore.

Është shumë e qartë, ky frut është një thesar në parandalimin e kancerit, e vërtetuar kjo tashmë edhe me studime në njerëz. Konsumi i këtij fruti dhe veçanërishti lëngut të tij ka përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin.

A vlejnë lëngjet e gatshëm të shegës?

Në fakt, këtu kemi një përjashtim të rregullit se ushqimet e përpunuara humbasin vlerat e tyre. Përpunimi që kërkon përftimi i lëngut të shegës në mënyrë industriale i shton atij antioksidantët e lëkurës dhe siç rezulton nga konstatimet, lëngjet e gatshëm të shegës, që tregtohen në markete kanë edhe më shumë antioksidantë sesa lëngu që shtrydhim vetë.

të fundit

Security expert explains the message behind Serbia’s largest military exercise

Ushtria e Serbisë do të zhvillojë më 28 qershor një stërvitje ushtarake në poligonin "Pasuljanske Livade", në ditën kur në…

11 minutes ago

35 years since the imposition of violent Serbian measures at the University of Prishtina

Pas rreth 20 viteve pune të suksesshme të Universitetit të Prishtinës, vitet 1989-1990 shënuan fillimin e përpjekjeve të pandalshme serbe…

11 minutes ago

Halil Geci issues strong statement against Edi Rama: No one escapes the judgment of God and the people

Veprimtari Halil Geci ka reaguar me një deklaratë të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e quan…

12 minutes ago

A family spends 89% of its income, Tirana the second most expensive capital in Europe

Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në të gjithë Europën, përballueshmëria…

13 minutes ago

Miracle after the earthquake in Venezuela: 11-year-old pulled out alive from the rubble after 3 days

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën u regjistrua në Karabageda, ku një djalë 11-vjeçar u…

14 minutes ago

The 29th protest is being held today, citizens demand Rama’s non-negotiable resignation

Ditën e sotme, do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i…

16 minutes ago