Arritja e një lëkure të shëndetshme dhe të pastër kërkon kohë dhe japonezët krijuan ritualin e tyre se si të duken dhe të shpëtojnë nga problematikat e lëkurës. Teknika zgjat 10 minuta dhe ka 3 hapa kryesorë që mund ta bëjnë fytyrën tuaj të shkëlqejë.
Metoda 4-2-4 është një sistem i veçantë i ndarë në faza sipas kohës.
Ju filloni duke larë fytyrën me vaj për 4 minuta.
Vetëm pas kësaj mund të përdorni një pastrues kremoz për 2 minuta.
Dhe hapi i fundit është shpëlarja për 4 minuta.
Një specialist thotë se nëse përdorni këtë metodë pastrimi, nuk keni nevojë të lani fytyrën në mëngjes, vetëm natën. Plus, nuk keni pse ta bëni çdo ditë. Mjaftojnë 4 herë në javë.
-Faza e vajit ka për qëllim të përmirësojë qarkullimin duke masazhuar lëkurën për 4 minuta. Ju gjithashtu zbutni atë shtresë të sipërme dhe ndihmoni në lirimin e poreve të bllokuara. Është e rëndësishme të zgjidhni vajin e duhur që i përshtatet fytyrës suaj.
Dhe nëse keni fytyrë me yndyrë duhet të flisni me dermatologen tuaj sepse ndoshta nuk ju lejohet të përdorni vajin si pastrues.
-Pasi të keni masazhuar fytyrën, vendosni pak pastrues shkumë ose kremoz sipër vajit. Specialistët thonë se ata preferojnë pastruesit e kremrave në vend të llojeve të shkumës ose xhelit sepse nuk e thajnë lëkurën aq shumë. Pastroni fytyrën tuaj për 2 minuta me lëvizje të buta që të mos e dëmtoni atë.
-Filloni me ujë të ngrohtë për 2 minuta, pastaj përfundoni me ujë të ftohtë për 2 minuta të tjera. Uji i ngrohtë mund të ndihmojë për të shpëlarë vajin e tepërt nga lëkura juaj dhe për të rritur rrjedhjen e gjakut në sipërfaqe.
Uji i ftohtë mund të ndihmojë në zvogëlimin e poreve. Kjo teknikë ndihmon për të hidratuar lëkurën në mënyrë që pas procedurës, fytyra juaj të duket me shkëlqim.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se shpresat për një armëpushim të pjesshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga…
Vigjilja e finales së Superkupës së Europës ka dalë në plan të dytë pas vendimit që mori ditën e djeshme…
Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku…
Rangers i Nedim Bajramit ka siguruar kualifikimin në turin e fundit paraeliminator në rrugëtimin drejt fazës finale të Champions League…
Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…
Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët…