receta gatimi

Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë e Vitit të Ri

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Ato ofrojnë vitamina, minerale dhe shumë përfitime për organizmin.

Arrat janë pjesë e pandashme e traditës së gatimit në ndërrimin e viteve. Ato janë edhe fatsjellëse.

Të lidhura

None found

Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë

Tregjet dhe rrugët janë të mbushura plot me shitës ambulantë që shesin thasë plot e për plot me arra, me premtimin se ato janë më të mirat. Kudo që t’i blini, këshillohet që të jemi të kujdesshëm në blerjen e arrave.

Sipas tyre, si fillim duhet të vëzhgojmë lëvozhgën e arrave. Ajo duhet të jetë e plotë, të përçojë aromën dhe mbi të gjitha të mos ketë shenja myku.

Në brendësi, arra duhet të jetë e fryrë, e bollshme, jo e rrudhur por me një ngjyrë të çelët. Arra në brendësi nuk duhet të jetë shumëngjyrëshe ose me nuanca.

Përkundrazi, ngjyra e arrës duhet të jetë e zbehtë, e artë dhe homogjene. Në momentin që pastron arrën nga lëvozhga, prej saj nuk duhet të dalë pluhur.

Nëse arra ka një aromë specifike të vjetër, atëherë nuk është e freskët por e vitit të shkuar. Arrat e vjetra mbajnë ngjyrë të verdhë të çelët dhe nuk duhen blerë.

Mesorja e arrave duhet të jetë e plotë. Nëse arra është vjetër, mjafton ta tundni pranë veshit. Nëse dalloni një zhurmë të fortë si bubullimë, atëherë arra është e vjetër.

Arra që është e freskët, ndahet dhe çahet më me vështirësi.

Një tjetër aspekt ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes është thatësira. Arra e mirë dhe e freskët nuk duhet të ketë lagështi brenda saj apo mbi lëvozhgë.

Pas blerjes, arrat duhet t’i ruani në një vend të thatë, të errët dhe mundësisht në ngrirje.

të fundit

Imami shqiptar Gazmend Tahirovci humb jetën pasi u godit me thikë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, ka humbur jetën pas një përleshjeje të ndodhur në këtë fshat, thonë burime të…

2 minutes ago

Oficeri i Rojës Bregdetare qëllon gruan në mes të debatit dhe më pas i jep fund jetës në Qipro

Qipro është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.Një efektiv policie…

7 minutes ago

Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve në Valbonë, IKMT gjobit subjektin me 2 milionë lekë

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), ka ndëshkuar me gjobë prej 2 milionë lekësh subjektin "Sh.Mulosmani", pasi u konstatua…

8 minutes ago

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, qytetarët nxirren jashtë zonës

Rreth orës 08:00 të mëngjesit, është pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Lajmin e…

13 minutes ago

Sondazhi i Panorama Group: 78% e të pyeturve preferojnë Altin Dumanin për qeverinë tranzitore, 80% mbështesin SPAK

Një sondazh i organizuar nga grupi mediatik “Panorama Group” synoi të masë mbështetjen e qytetarëve për emrin që ata do…

13 minutes ago

Polici i Rojës Bregdetare qëllon gruan gjatë një debati në makinë dhe më pas i jep fund jetës në Qipro

Qiproja është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.Një efektiv policie…

24 minutes ago