receta gatimi

Përbërësi sekret që do t’i japë trileces tuaj shije fantastike

Trielcja është një nga ëmbëlsirat e preferuara të shqiptarëve, por ko të gjithë dinë ta përgatisin dehe sigurisht si çdo gatim tjetër edhe kjo ka sekretin e saj.

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë recetën për të përgatitur një trilece me shije fantastike.

Përbërësit : Për pandispanjën – 6 kokrra vezë, 200 gr miell, 200 gr sheqer, pak vanilje pluhur. Për kremin per zbutje – 300 ml qumësht, 300 ml pana të freskët, 300 ml qumësht i kondensuar panda dhe karamel për të mbuluar sipër.

Për të përgatitur trilecen, si fillim ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë e i rrahim këto të fundit me rrahësin elektrik. Vazhdojmë ti rrahim të bardhat e vezëve derisa të arrijme një masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë shtojmë me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke e trazuar gjithmonë. Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një e vazhdojmë e rrahim përsëri. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin me kujdes që të mos bëhen kokrriza. Miellin duhet ta sitim në fillim. I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar e te kenë formuar një masë homogjene. E hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim tavën me brumin për pandispanjë të piqet në furrë të nxehtë 180° C përreth 25-30 minuta.

Pasi është pjekur pandispanja e trileçes e lemë të ftohet pak. Më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet nga të dyja anët me majën e një thike ose me ndonjë shkop të hollë. Në një enë hedhim qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, i trazojmë mirë bashkë derisa ky i fundit të jetë shkrirë komplet. Hedhim panën e freskët në tavën që kemi pjekur pandispanjën. Vendosim sipër pandispanjën. Hedhim mbi të përgatitjen e qumështit. Sipër shtojmë karamel ( mund të shtoni sipas dëshirës edhe çokollatë të shkrire). Vendosim ëmbëlsirën trileçe në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë. Ëmbëlsira trileçe është gati, më pas e presim në copa katrore dhe e servirim. Ju bëftë mirë./albeu.com

të fundit

Operacion nga SPAK dhe Policia, arrestohen dy punonjës të IMT-së të dyshuar për korrupsion! Në kërkim dy të tjerë

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për…

9 minutes ago

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën, Peskov: Kemi një qëndrim negativ për këto diskutime!

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë…

33 minutes ago

“S’di çfarë ka bërë djali”, reagon babai i Jozefin Markut pas shpërthimit me tritol në Fushë-Kuqe

Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e…

44 minutes ago

Asllani veç fanelës së Interit humbet edhe mijëra ndjekës në Instagram!

Largimi i mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga ekipi i Interit ka pasur direkt efekt në llogarinë sociale në Instagramin e…

50 minutes ago

Të shtënat me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, reagon Donald Trump: E tmerrshme! FBI është në vendngjarje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar për të shtënat me armë zjarri të ndodhura mëngjesin…

1 hour ago

Të shtëna me armë në një shkollë dhe kishë katolike në Minesota, raportohet për viktima/ Mbesin të plagosur 10 persona

Të paktën 10 persona janë qëlluar me armë dhe të paktën dy prej tyre kanë humbur jetën, pas një incidenti…

1 hour ago