receta gatimi

Ju nevojitet vetëm një shishe, si të përgatisni brumë perfekt petullash dhe kuzhina të qëndrojë “xixë”

Mund të ishte e pavend pyetja se: A i pëlqeni petullat? Kjo, sepse me siguri që përgjigjja do të ishte po. Por, përveç dëshirës për të ngrënë këtë ushqim të shijshëm, askush nuk e merr gucimim të lajë një grumbull enë që bëhen gjatë përgatitjes së brumit të tyre.

Por, që t’i përgatisni ato gjihmonë me dëshirë dhe pa bërë rrëmijë në kuzhinë, ju sugjerojmë një truk të thjeshtë, një metodë e cila do t’iu kursejë larjen e enëve. E thjeshtë, e lehtë dhe për më tepër zbavitëse.

Për këtë ju nevojitet vetëm një shishe. Për përgatitjen e brumit ju duhen:

Përbërësit:

2 vezë

10 lugë gjelle miell

3 lugë gjelle sheqer

1/2 lugë çaji kripë

3 lugë gjelle vaj

600 ml qumësht

1 shishe bosh

Përgatitja:

Vendosni hinkë (ose gyp) në shishe dhe hidhni fillimisht miellin, sheqerin dhe më pas kripën. Pastaj shtoni vezët, vajin dhe qumështin.

Pra, fillimisht shtoni përbërësit e thatë dhe më pas ato të lëngshëm.

Mbylleni shishen dhe tundeni mirë deri sa të merrni një përzierje homogjene.

Merrni një tigan dhe shtoni pak vaj në të. Vendoseni në zjarr dhe hidhni në të nga brumi i petullave.

Skuqni aq sa petulla të dëshironi sepse ju mund ta ruani brumin që ju mbetet në frigorifer, për ta përdorur të nesërmen në mëngjes. Thjesht shtoni pak ujë ose qumësht për të holluar brumin.

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

5 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

5 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

6 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

6 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

6 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

7 hours ago