Mjekja alergologe pranë spitalit Hygeia, Maria Zoto i bën apel qytetarëve që të mos e neglizhojnë këtë sëmundjen e astmës.
“Shpesh herë astma paragjykohet edhe vetë pacientët vetë ndonjëherë nuk preferojnë ta pranojnë si sëmundje, edhe familjarët gjithashtu. Paragjykohen dhe mjekime që ne rekomandojmë dhe përdorim për astmën. Unë do doja të bëj thirrje që është shumë e rëndësishme që simptomat të mjekohen”, tha Zoto.
None found
Mjekja thotë se temë diskutimi gjatë këtij viti ka qenë mënyra e mjekimit të kësaj sëmundjeje.
“Pajisjet që përdoren që janë pompat, janë pajisje që lëshojnë shumë pak mjekim dhe prandaj ne i zgjedhim ato sepse marrin shumë pak mjekim për të qenë më qetë, afatgjatë më qetë. Zakonisht janë trajtime që përdoren për një kohë të gjatë që gjithmonë bëhet në bazë të konsultës nga afër me mjekun specialist”, tha Zoto.
Stina e pranverës përkeqëson simptomat e astmës për shkak të lagështirës dhe ndryshimit të temperaturës por nuk mbeten pas edhe faktorë të ndotjes apo detergjentët që përdorim.
“Ndikon këtu edhe fakti që pranvera ke qenë me shira, me ndryshime të menjëhershme të temperaturave, lagështirës, të erës. Të gjitha këto janë arsye pse rëndohet dikush me astmë”, tha mjekja.
Mjekja alergologe thekson se të gjithë ata qytetarë që kanë simptoma si bllokim të rrugëve të frymëmarrjes apo ngushtim në gjoks duhet të drejtohen menjëherë tek një mjek specialist. Kujdes duhet të bëjnë edhe ata qytetarë që vuajnë prej vitesh nga alergjitë.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…