Shfaqja e qeseve poshtë syve shpesh shihet thjesht si një problem estetik, i lidhur me net pa gjumë ose me plakjen e pashmangshme të lëkurës, të cilën për dekada kemi provuar ta ngadalësojmë në mënyra nga më të ndryshmet. Por në disa raste, të ashtuquajturat “qese poshtë syve” mund të jenë shenja të rëndësishme që trupi na jep për të treguar shqetësime më të thella shëndetësore.
Pse shfaqen qeset poshtë syve?
Nga pikëpamja mjekësore, qeset nën sy vijnë nga një kombinim faktorësh: grumbullim i lëngjeve në inde, rritje e indit dhjamor rreth syve, humbje e elasticitetit dhe tonit të lëkurës. Kjo zonë është veçanërisht e ndjeshme, pasi lëkura është shumë e hollë, pa gjëndra dhjamore dhe me qarkullim të dobët gjaku, më e prirur ndaj dehidratimit, dobësimit dhe ndryshimeve të dukshme.
Me kalimin e viteve, ulja e prodhimit të kolagjenit dhe ngadalësimi i rigjenerimit të qelizave e përkeqësojnë gjendjen. Në shumë raste, ky fenomen është i përkohshëm dhe shfaqet në periudha me stres të fortë ose pas netësh pa gjumë, por kur bëhet i vazhdueshëm, duhet hetuar më thellë për të kuptuar shkaqet.
Çfarë sëmundjesh mund të tregojnë qeset poshtë syve?
Hipotiroidizmi: Një nga arsyet e mundshme është një çrregullim i tiroides, si hipotiroidizmi, që shkakton ngadalësim të metabolizmit dhe mungesë të hormoneve tiroide, duke sjellë fryrje të përgjithshme në fytyrë.
Probleme me veshkat: Shpesh të lidhura me mbajtjen e lëngjeve në trup, që shfaqet me ënjtje të përgjithshme, përfshirë zonën përreth syve.
Probleme me mëlçinë: Në rastet kur mëlçia është e mbingarkuar me toksina apo për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit, mund të ndodhë grumbullim toksinash, duke favorizuar shfaqjen e ënjtjeve poshtë syve.
Alergji: Fryrja mund të jetë gjithashtu simptomë e alergjive ndaj pluhurit, polenit apo merimangave të shtëpisë – në këtë rast, ndryshimi i ambientit mund të ndihmojë për të kuptuar nëse ekziston një lidhje.
Cianoza (ngjyrë blu-vjollcë rreth syve): Një tjetër shenjë shqetësuese që nuk duhet anashkaluar, pasi mund të tregojë probleme me qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e dobët të indeve.
Po, nëse qeset shfaqen vazhdimisht, ato nuk duhet parë si thjesht një problem kozmetik, por si sinjal i mundshëm i problemeve më serioze shëndetësore. Nëse shfaqen rastësisht, me shumë gjasa janë të lidhura me stres, lodhje apo zakone jo të shëndetshme, por nëse bëhen të zakonshme, është i nevojshëm konsultimi me mjekun për të zbuluar shkakun dhe për të ndërhyrë në mënyrë të përshtatshme.
Çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar?
Në përfundim: qeset poshtë syve nuk janë gjithmonë të padëmshme, ndonjëherë, ato mund të jenë pasqyra e shëndetit tonë të brendshëm.
De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, po pret një telefonatë për aventurën e tij të radhës: “Përvoja më bën të ndihem…
Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj një sërë shtetesh, si pjesë e…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të…
Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) ndodhet përballë një krize të rëndë financiare, e cila kërcënon seriozisht funksionimin e tij normal. Lajmi është…
Kryeminstri izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se ka biseduar me drejtuesin rajonal të Kryqit të Kuq, Julien Lerisson, dhe i ka…
Kostandin Dramolli u proceduar penalisht ditën e sotme për shkak se goditi me gurë xhamat e Bashkisë Korçë. Pasi ka…