Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe antibiotiku është një ndër mrekullitë e shpikura.
Por jo rrallë dëgjojmë që ndokujt ‘nuk i bënë fajde’ as antibiotikët.
None found
E pikërisht në këtë pikë nis lufta e mjekësisë tradicionale që përdor bimët për të kuruar sëmundjet.
Para viteve ’90, fëmijët para se t’i çonin te mjeku për infeksion bajamesh që ai t’i jepte mjekimin antibiotik, aplikonin lëng hudhrash të freskët.
Dhe jo pak fëmijë kanë shpëtuar nga penicilina në atë kohë.
Hudhra përdorej edhe kur të vegjëlit kishin parazitë intenstinalë, sepse prania e hudhrës së gjallë në trup i vriste ato.
Por pa e zgjatur, po kalojmë direkt në një gjetje që po përdoret së fundmi në të gjithë Evropën dhe që shëron çdo infeksion dhe parazit, madje duhet përdorur më shumë në këto ditë të rënduara me epidemi gripale.
Receta e shëndetit të mirë
700 ml uthull molle
85 gramë qepë e prerë në kubikë
85 gramë hudhra të grira
2 speca të freskët djegës të copëtuar
85 gramë xhenxhefil (xhinxher) i freskët i grirë
2 lugë rrepë të bardhë të grirë
2 lugë me kurkuma pluhur ose me rrënjë të grira
Të gjithë përbërësit i fusim në enë bashkë me pak uthull dhe i përziejmë.
Pastaj i zhvendosim të gjithë përbërësit në një kavanoz deri sa të zënë 2/3 e vëllimit dhe i shtojmë uthullën e mollës, por pa e mbushur plot kavanozin.
E konservojmë për dy javë përbërjen në një vend të freskët e të thatë dhe herë pas here tundim kavanozin.
Pas dy javësh lëngu i përfituar është gati dhe me ndihmën e një garze sterile e kullojmë në një shishe të pastër.
Përdorimi
Për të kaluar shpejt një situatë të lehtë gripi apo sistem imunitar të dobët përdorim një lugë gjelle për të bërë gargare një herë në ditë.
Doza varion në bazë të gjendjes suaj dhe rritet ditë pas dite. Pas tre-katër ditësh mund të përdorni dhe një gotë lëng në ditë për gargarë.
Në raste infeksionesh ose gripi të rëndë duhet të bëni gargarë 5-6 herë në ditë. Shija e produktit të përfituar është shumë e rëndë dhe me aromë ndaj do ishte mirë që pas disa minutash nga përdorimi të konsumoni një agrum.
Efektet e përbërësve
Hudhra dhe qepa janë antibiotikë natyralë dhe vrasin vetëm bakteret e dëmshme. Ato janë shumë efikase dhe për luftimin e infeksioneve fungale.
Xhenxhefili është anti-inflamator dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
Kurkuma ul dhimbjet muskulare dhe ka fuqi të mëdha anti-inflamatore.
Uthulla e mollës përmban pektinë, që mban ulur nivelin e kolesterolit dhe rregullon presionin e gjakut. Acidi malik që përmban uthulla e mollës lufton infeksionet dhe bakteriet.
Speci djegës është disinfektant dhe kapsaicina që përmban rrit oreksin.
Rrepa e bardhë ruan mëlçinë nga helmet e zorrëve ndërsa në kohët e lashta Hipokrati e përdorte edhe për trajtimin e mushkërive.
Një aksident rrugor është rregjistruar pak orë më parë në aksin Elbasan- Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.…
Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të diel në qendër të Madridit për të protestuar kundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve…
Atmosfera brenda shtëpisë së “Ferma VIP” është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës, ku një diskutim mes banorëve…
Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar videoklipin e këngës “Dai Dai”, i cili është himni zyrtar i Kupës së Botës…
Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është…
Mallorca e Vedat Muriqit do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Java e fundit në La Liga…