lifestyle

Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, si të luftojmë dhimbjet e shpinës dhe kokës

Shpeshherë përsëritet e njëjta situatë. Gjatë qëndrimit në zyrë, sidomos për orë të gjata, ai që e pëson më shumë është trupi ynë. Kjo pasi biem pre e qëndrimeve të kushtëzuara, të cilat sjellin pasoja të natyrës si: dhimbje të kokës, shpinës, çrregullime apo pulitje të shpeshta të syve.

Këto janë disa nga shqetësimet e përditshme që na shfaqen gjatë qëndrimit ulur me orë të zgjatura në zyrë. Ata që ulen për një kohë të gjatë në një tavolinë për punë nuk i bëjnë mirë shëndetit , aq sa nga një studim i bërë në Itali 8 nga 10 punonjës kanë vuajtur ose vuajnë nga çrregullime të lidhura me mënyrën në të cilën punojnë.

Në tre vitet e fundit, sipas analizës, 61% e të anketuarve kanë raportuar dhimbje shpine, 55% dhimbje koke, 49% dhimbje në shpatull ose tension, 49% probleme me sy, 47% dhimbje qafë dhe 31% dhimbje në dorë ose krah. Këto rezultate vijnë dhe në bazë të zakoneve të përditshme ku 97% duhet të ulen dhe të mos lëvizin, 90% mbajnë një pozicion të shtrënguar, 85% qëndrojnë në pozicion me këmbë të kryqëzuara.

“Shëndeti nuk është thjesht një gjendje fizike, por një mirëqenie me veten dhe mjedisin e punës”, u shpreh Cavuoti, president i Rete Ufficio Italia, organizata që organizoi konferencën ”Shëndeti në zyrë”.

Këshilla kundër dhimbjes së shpinës nga zyra

Në qoftë se është mbrapa domethënë në shpinë, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të marrim një pozicion të saktë para kompjuterit. Vetëm atëherë, shumë nga shqetësimet do të lehtësohen dhe ne do të lehtësojmë disa dhimbje në shpinë tonë të dobët.

Mos harroni:

1.Mbani shtyllën kurrizore drejt

2.Ngrihuni shpesh dhe kaloni disa minuta në ushtrime të shpinës dhe të qafës

3.Qetësoni shpatullat dhe lëvizni qafën për të çlodhur muskujt e tendosur

4.Kundër dhimbjes së dorës, herë pas here lëvizni dorën dhe gishtat në të gjitha drejtimet

Këshilla kundër dhimbjes së kokës së zyrës

Më shpesh dhimbja e kokës në zyrë nxitet nga faktorë që shkojnë përtej qëndrimit “të thjeshtë”. Është e vërtetë që shpesh dhe mbi të gjitha nervat dhe muskujt janë në gjendje të shkaktojnë një çrregullim më të përhapur në kokë, por ka edhe shkaqe të tjera, të tilla si stresi, mungesa e gjumit ose ushqimi i dobët, që na shkaktojnë këtë dhimbje.

1. Për të luftuar stresin, përpiquni të rifitoni kohën tuaj dhe ndoshta duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër me kolegët e punës për të folur për diçka më tërheqëse për tu larguar sado pak nga monotonia përpara kompjuterit.
2. Meditoni! Shumë studime shkencore tregojnë se si meditimi është në gjendje të mbajë stresin larg.

3. Ngrihuni nga tavolina juaj dhe pini një çaj të butë detoksifikues.

të fundit

Horoskopi 10 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Dashuria sot mund të sjellë surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni…

5 hours ago

Labi e quan të pandershme Elijonën dhe se po hyn në mes të një çifti

Pas dasmës mes Klodianit dhe Elijonës në Big Brother, shpërtheu një debat i madh mes kësaj të fundit dhe Labinot…

5 hours ago

Ndryshimet operacionale në NATO, SHBA merr komandën e unifikuar detare të Aleancës

Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë dy nga shtabet e tyre operacionale NATO me aleatët e tyre evropianë dhe në…

6 hours ago

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me protestën e thirrur nga Partia…

6 hours ago

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

Kanë kaluar vetëm 24 orë që kur Kiara Tito, moderatorja e emisionit “Fan Club”, vendosi të tregonte një kusht që…

6 hours ago

U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici Kryebashkiaku i Rrogozhinës

Vetëdorëzohet në polici kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv…

7 hours ago