Festat e fundvitit janë një moment i shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpeshherë të harrojmë riskun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” tregoi risqet që shkaktojnë teprica me ushqimet:
Risku nga sheqeri i tepërt – trashet gjaku
Risku nga alkooli i tepërt – dëmtohen qelizat nervore dhe mëlçin
Risku nga mishi i dhjamosur – rritet kolesteroli
Risku nga brumrat – rritet sheqeri dhe obeziteti tha ai.
Ai sygjeroi që gjatë natës festive në tavolinë të mos mungojnë edhe këto ushqime, e çajra, për të shmangur problemet e ndryshme në organizëm:
-Kanella, borziloku, mendra, karafili, vanilja, rigoni
– Nga perimet: Patëllxhani, speci, trangulli, domatja, hudhra
– Nga çajrat: Çaj detox, çaj mali, çaj mendër
Vera është ndër pijet kryesore që serviret në tavolinat festive. Por si ta bëjmë këtë pije sa më të shëndetshme? Ylli Merja sugjeron këtë recetë:
Ngrohim në 60-65 gradë Celsius një litër verë të kuqe. Hedhim në të 3-4 shkopinj kanellë, 6-7 gozhda karafili, 4-5 fije çaj mali. Pas 10-15 minutash kullojeni. Grini në të një ftua ose mollë dhe servireni me temperaturën e dhomës.
Pallati Buckingham ka bërë të ditur se është i gatshëm të ndihmojë policinë britanike, nëse kjo e fundit e kërkon,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënime me nga 45 vjet burg për…
Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje…
Stenaldo dhe Luizi kanë patur një bisedë shumë të ndjerë sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Fituesi i…
Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi Prokuroria e Hagës kërkoi 180 vite burg të ish-krerëve të UÇK, 45 vite për secilin.…