lifestyle

Puçrra në buzë apo gjuhë? Zgjidhjen e gjeni te ky përbërës i kuzhinës suaj

Na ndodh jo rrallë që të na dalin puçrra (afte) në pjesë të ndryshme të gojës, sidomos në gjuhë, në buzë, poshtë a sipër dhëmbëve në mishra, etj.Kryesisht shkaktohen nga sistemi imunitar, dëmtime te dhëmbët dhe mishrat e tyre, ndryshimet hormonale, reaksione alergjike dhe stresi.

Janë të bezdisshme dhe nuk di se ç’të bësh e në më të shumtën presim të ikin vetë.Disa shkojnë drejt e në farmaci dhe është e qartë se farmacisti s’do ta lërë t’i ikë nga duart pa i dhënë ndonjë krem që më së shumti, zor se bën punë.

Të lidhura

None found

Aftet do të zhduken pas disa ditësh, zakonisht nga 7 deri 20 ditë.

A ka zgjidhje më të shpejtë?

Po, madje e keni afër, brenda kuzhinës.

Mjalti:
Mjalti është një produkt i paparë për të larguar aftet, në sajë të fuqisë së saj kundër mikrobeve.

Duhet të njomni zonën e goditur nga aftet duke përdorur një pecetë të butë e të pastër dhe menjëherë më pas vendosni disa pika mjaltë në qendër të aftes.

Sherebela:

Sherebela (salvia) është gjerësisht efektive në përdorimin për të kuruar dëmtime në lëkurë e padyshim edhe për aftet.

Për ta përdorur duhet të merrni disa gjethe të thara të sherebelës dhe t’i zieni. pasi të përftoni lëngun që duhet filtruar dhe ftohur, duhet të përdoret për të shpëlarë gojën disa herë në ditë.

Uji i oksigjenuar (Peroksid hidrogjeni):

Për të qenë efektiv ndaj afteve, uji i oksigjenuar duhet të përzihet me ujë të pijshëm para se të përdoret për të shpëlarë gojën 3 herë në ditë. Është një ilaç i bezdisshëm, por shumë efektiv. Më të “guximshmit” përdorin pambuk të lyer me këtë përzierje dhe e vënë drejt e në plagën që shkaktohet nga aftet. Të djeg ca në fillim, por funksionon akoma më shpejt.

Ujë e kripë: një zgjidhje ideale për kurim të shpejtë të afteve.

Merrni ujë dhe kripë të ashpër dhe zijeni. me t’u ftohur shpëlani gojën me të. Në fillim zona ku ndodhet afte do të irritohet pak, por duke ngjarë kështu, ajo plagë do të zhduket më shpejt.

Aloe vera:Dobitë e aloe vera janë të pafundme. Këpusni për së gjati një copë nga gjethet e aloe vera dhe vendosni mbi plagë. Efekti i zhdukjes së dhimbjes është i menjëhershëm dhe zhdukja e aftes, së shpejti.

të fundit

Në shëndetësi korrupsioni mbetet i përhapur: 84 për qind e punonjësve thonë se është prezent

Para, dhurata, kuponë para një shërbimi, referime për tarmine private, pagesë për shërbime falas, rekomandime për ilaçe specifike, laboratorë dhe…

9 minutes ago

“Administrohej nga persona privatë”/ Dosja “Partizani”, ish-ministri Oketa në seancë: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë dëshmisë së tij për dosjen “Partizani”, ka deklaruar se fillimisht ka qenë zëvendëskryeministër, më…

13 minutes ago

Jordan Henderson përfundon në spital pas festës së golit, ndonëse nuk luajti asnjë minutë

Anglia festoi një fitore historike 3-2 ndaj Meksikës dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, por mbrëmja u…

19 minutes ago

Ndalohen në Tetovë një i mitur 16-vjeçar, dyshimet lidhen me vjedhje në objekte fetare

Policia e Tetovës ka ndaluar një 16-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes dhe…

23 minutes ago

Ibishi kërkon ndërhyrje të BE-së për ndalimet arbitrare të kosovarëve nga Serbia

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kërkuar reagim nga Bashkimi Evropian ndaj ndalimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe,…

25 minutes ago

KJC grants courts in the Palace of Justice the right to reduce or suspend work due to extreme heat

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka autorizuar kryetarët e Gjykatave të Supremes, Apelit, Administratives, Komerciales dhe Themelores në Prishtinë, që të…

27 minutes ago