lifestyle

Pse nuk duhet t’i ruani frutat dhe perimet në qese plastike

Ju ka ndodhur që të blini fruta dhe perime të freskëta dhe pavarësisht se i mbani në frigorifer, prishen pas disa ditësh? Kjo ndodh pasi nuk i ruani ato siç duhet. Shumë fruta, për shembull, prodhojnë etilen, i cili vepron si një hormon pjekjeje dhe përshpejton përkeqësimin e tyre.

Perimet me gjethe jeshile nga ana tjetër duhet të “marrin frymë” në mënyrë që të mos prishen. Një qese plastike pa hyrje ajri është mënyra më e keqe për të ruajtur perimet tuaja. Një këshillë tjetër është të mos i pastroni ushqimet derisa t’i përdorni.

Cila është mënyra e duhur për t’i ruajtur?

Lëreni hudhrën në temperaturën e dhomës në një enë të hapur për të lejuar rrjedhën e ajrit. Mos e qëroni para përdorimit. Mund ta mbani hudhrën me qepën, por qepët i mbani larg patateve dhe jashtë frigoriferit: lagështia dhe temperaturat e ulëta i zbusin ato.

Mbani patatet në një vend të freskët dhe të errët, por jashtë frigoriferit. I ftohti e kthen niseshten në sheqer, i cili ndikon si në shijen ashtu edhe në strukturën. Vendosini patatet në një qese letre, por mbajini larg qepëve dhe frutave si mollët, të cilat çlirojnë etilen dhe nxisin mbirjen e tyre.

të fundit

Shpërthim me lëndë plasëse servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen portën e coptuar

Një shpërthim me lëndë plasëse, ka ndodhur në fshatin Luz të Fushë Krujës. Policia thotë se lënda shpërthyese, është vendosur…

4 minutes ago

Emërohet drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (EMRI)

Eduart Merkaj, është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), duke zëvendësuar Florjan Sulejmanin, i cili dha dorëheqjen…

27 minutes ago

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Komisionet Parlamentare nisin nga puna nesër

Ditën e sotme, mbahet Konferenca e Kryetarëve. Mbledhja do të nis rreth orës 10:00, ku do të diskutohet kalendari dhe…

44 minutes ago

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, çfarë pritet të diskutohet, ja rendi i ditës

Këtë të hënë, pritet të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e cila do të nisë…

1 hour ago

U hoq nga detyra, Veliaj kundërshton vendimin në Gjykatën Kushtetuese: Shkarkimi pa shkelje të rëndë dhe i paligjshëm…

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra. Në ankimin e tij theksohet…

1 hour ago

E trishtë/ Ndërron jetë sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos

Një figurë e shquar e artit shqiptar është ndarë nga jeta. Sopranoja e njohur Luiza Çako (Papa), bashkëshortja e legjendës…

1 hour ago