Pranvera quhet rilindje dhe rilindja kërkon emocione të reja dhe dashuri të reja. Nëse keni menduar ndonjëherë pse dashuroheni më shumë në pranverë, tani ka një përgjigje shkencore për këtë pyetje.
Nga ana tjetër është e qartë për të gjithë se kur ditët zgjasin, orët e dritës na lejojnë të dalim nga letargjia, dielli shkëlqen dhe shqisat rifitojnë forcën.
None found
Dhe për ata që ëndërrojnë të bien në dashuri, pranvera është stina e duhur. Por pse në pranverë ne dashurohemi më shumë? Ja pse.
Hormonet zgjohen
Dopamina luan një rol kryesor në këtë periudhë veçanërisht te gratë. Falë orëve të shumta të dritës, hormoni i kënaqësisë rritet, duke shkaktuar një rritje të dëshirës seksuale.
Edhe hormonet mashkullore rriten, prania më e madhe e testosteronit intensifikon dëshirën seksuale dhe përshpejton asgjësimin e masës dhjamore të trupit.
Ju ktheni sytë nga sërish nga trupi juaj
Të kesh më shumë orë dritë në dispozicion do të thotë gjithashtu më shumë mundësi për aktivitet fizik në ajër të pastër. Më shumë vëmendje i kushtohet trupit, zbulimit të vetvetes dhe lojës së joshjes. E gjithë kjo përforcon shqisat, shkurton centimetrat e rrobave në lëkurë dhe ju bën të ndiheni gati për t’u përfshirë.
Stresi ulet
Në pranverë, niveli i stresit mund të bjerë ndjeshëm, për shkak të vitaminës D, e cila rritet falë ekspozimit më të madh ndaj dritës së diellit dhe stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të mirëqenies. Kjo shkakton energji të re, ndjesi lehtësie dhe për rrjedhojë mundësinë për t’u kënaqur në horizonte të reja pozitive.
Zgjimi i shqisave
Pesë shqisat zgjohen nga letargjia dimërore. Gjithçka fillon me feromonet përgjegjëse për perceptimin e nuhatjes. Kur temperaturat rriten, këto hormone të veçanta janë më intensive dhe kështu ne jemi më aktivë. Të gjitha shqisat e tjera , duke përfshirë shijen, janë gjithashtu të lidhura me nuhatjen. Nëse jeni të tërhequr nga aroma e një personi, ka shumë të ngjarë që t’ju pëlqejë edhe shija e një puthjeje. Një përqafim do të stimulojë më pas oksitocinën, i ashtuquajturi hormon i dashurisë, i cili do të tentojë të forcojë më tej lidhjen me partnerin.
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…