lifestyle

Pse mos tharja e duarve është më e keqe se vetë mos larja e tyre?

Studiuesit thonë se mos tharja e duarve pas pastrimit të tyre, mund të jetë në fakt edhe më keq sesa mos t’i lani.

Ata thonë se udhëzimet publike për tharjen e duarve janë të nevojshme për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve.

Të lidhura

None found

David Webber, një mikrobiolog me përvojë 50-vjeçare, përfshirë në Kolegjin Universitar të Swansea në Britani të Madhe, thotë se njerëzit që nuk i thanë duart siç duhet mund të përshkruhen si antisocial.

“Mos tharja e duarve siç duhet mund të jetë më pak higjienike sesa mos larja e tyre. Kërkimet treguan se transferimi i baktereve lidhej drejtpërdrejt me kohën dhe efektivitetin e tharjes së duarve, transferimi i baktereve u ul në mënyrë progresive me largimin e ujit”, tha ai.

Bakteret si E. coli lulëzojnë në sipërfaqe të lagura, duke përfshirë duart. Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se 85 për qind e mikrobeve të përhapura nga njerëzit që ndotin sipërfaqet ndodhin kur duart janë ende të lagura.

“Pandemia ka përqendruar vëmendjen në mënyrën e duhur për të larë duart me udhëzime të publikuara nga OBSH, CDC dhe NHS. Megjithatë, nuk ka pasur një udhëzim të tillë për procedurat e sakta të tharjes së duarve, të cilat janë po aq të rëndësishme”, tha Webber.

Njerëzit që përdorin pak lagështi të mbetur për të stiluar flokët e tyre janë gjithashtu në rrezik të marrjes së mikrobeve nga skalpi i tyre, duke përfshirë bakteret që shkaktojnë aknet.

Webber paralajmëroi se kjo mund të transferojë gjithashtu E. coli – që shkakton helmim nga ushqimi, diarre dhe infeksione të traktit urinar – nga koka juaj në duart tuaja.

Udhëzuesi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për larjen e duarve, ndjek udhëzimet e OBSH-së, të cilat përfshijnë 11 hapa të detajuar, duke përfshirë teknikën e saktë që duhet të përdorni për t’u siguruar që çdo pjesë e duarve tuaja të jetë e pastër.

NHS rekomandon që britanikët të lajnë duart për të paktën 20 sekonda. Njerëzve u thuhet që të lagin duart para se të aplikojnë sapun, përpara se t’i fërkojnë së bashku, të pastrojnë midis gishtërinjve dhe t’i fërkojnë në pëllëmbën e dorës.

Shërbimi shëndetësor rekomandon gjithashtu tharjen e plotë të duarve me një peshqir të disponueshëm dhe përdorimin e peshqirit për të mbyllur rubinetin.

të fundit

Podrimja dhe zyrtari gjerman diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Fëllanza Podrimja, është pritur në takim nga Sekretari i…

4 minutes ago

Sokolova: The flames started near the back door, while the crowd was trapped at the main entrance

Burimi i zjarrit në diskoteken "Pulse" në Koçan ishte në derën e pasme, gjë që bëri që të gjithë të…

14 minutes ago

Berisha in Durrës: Elections were a farce, Rama and criminal groups will face justice

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në…

14 minutes ago

Musk appeals ruling over Twitter shareholder fraud, with $2.6 billion at stake

Elon Musk i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar rrëzimin e një…

15 minutes ago

Lapaj: Clashes within the Socialist Party resemble gang warfare; opposition must overcome egos to win Tirana

Adriatik Lapaj, në një intervistë për “News24”, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te përplasjet brenda Partisë…

15 minutes ago

Akili i thotë Norës se prioritet ka lojën, jo Rronin

Një diskutim mes Akilit dhe Norës është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku në fokus ishte…

39 minutes ago