Kolla është reagim i trupit ndaj një irritimi në grykë dhe mund të shkaktohet nga alergjitë, azma, pneumonia, virozat apo e ftohura.
E kollitura është një simptomë shumë normale, por nëse zgjat më shumë se një javë, duhet të kërkoni këshillën e mjekut për shkaqet dhe trajtimet e duhura.
Një nga kurat natyrale për kollën në shtëpi është lëngu i qepës, të cilin e gjeni më poshtë:
Përbërësit
1 qepë e madhe
Mjaltë
Përgatitja
Prisni një qepë të madhe në copa të vogla dhe vëreni në një kullorëse të imët metalike si të çajit mbi një enë.
Shtypni copat e qepës mbi kullorëse për të përftuar lëngun e saj.
Një mënyrë tjetër është të grini qepën në mikser e ta kulloni.
Lëngun e përftuar përziejeni në sasi të barabarta me mjaltin.
Lëreni për rreth 4 orë në kavanoz në mënyrë që të përzihen më mirë.
Pini një lugë çaji nga kjo përzierje dy herë në ditë për disa ditë.
Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta.
Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.
Përfitimet shëndetësore të lëngut të qepës
Lëngu i qepës mund të përgatitet edhe duke zier qepën në ujë 4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë.
Mund të pini gjysmë filxhani çaji në ditë me pak mjaltë.
Lëngu i qepës për pastrim
Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi.
Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.
Shëndeti i zemrës
Sipas të dhënave konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.
Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.
Diabeti
Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit.
Sipas tënave të cilave i referohet Agroëeb.org mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku.
Së dyti, flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.
Imuniteti
Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit.
Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat.
Nëse jeni sëmurë dhe pini lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.
Tretja
Falë fibrës, lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë.
Fibra përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe nxit rritjen e baktereve të mira.
Uest Hem ka vendosur të shkarkojë trajnerin Graham Poter. Ky i fundit nuk po bënte aspak mirë me skuadrën e…
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 51-vjeçarit Valbon (Marko) Beqiraj, i cili dyshohet se…
Këtë të shtunë, përmes një video në llogarinë e tij personale në “Facebook”, lideri demokrat Sali Berisha, ka reaguar për…
Katër fitore në 4, Al Nassr vijon sezonin perfekt në Arbaninë Saudite. Këtë herë Ronaldo me shokë “thyern” rivalin e…
Caner Erkin, kapiteni i Sakarjaspor, u largua me karton të kuq pasi goditi me shpullë shokun e skuadrës. Sipas tij,…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 00:30, është vrarë me armë zjarri shtetasi italian Edoardo Sarchi,…