Categories: lifestyle

Pse keni kruarje gjatë natës dhe si ta hiqni qafe ndjesinë e bezdisshme!

Mendoni pak. Ka qenë një ditë shumë e gjatë dhe e lodhshme dhe ju mezi prisni të shkoni në shtrat. Jeni gati për të fjetur por ndjeni nevojën për të kruar pak krahët, pastaj këmbët e kështu me radhë derisa tani nuk po flini dot nga bezdia.

Çfarë po ndodh?

Të lidhura

None found

Sipas Joshua Zeichner, një profesor i asociuar në departamentin e dermatologjisë dhe drejtor i kërkimeve kozmetike në një spital në New York, rezulton se ndjenja e kruajtjes kur shtriheni në shtrat natën është më e zakonshme sesa mendoni. Megjithatë, shkencëtarët nuk e dinë saktësisht pse. Sidoqoftë, ata kanë disa sugjerime se si ta zbusni ndjesinë acaruese dhe të flini të qetë.

Një teori, megjithëse nuk është provuar zyrtarisht, mendohet se ndjenja e kruajtjes kur shkoni në shtrat për të fjetur lidhet me ritmet cirkadiane të trupit tuaj, thotë Brian Kim, mjek. Disa nga kimikatet e brendshme të trupit mund të jenë të shumta gjatë natës, kështu që ndjenja e kruajtjes mund të shfaqet më shumë gjatë natës.

Një teori tjetër pse mund të ndjeni kruarje kur shtriheni natën – gjithashtu jo e konfirmuar shkencërisht – është sepse ju jeni më të përqendruar në mënyrën se si ndiheni fizikisht, thotë dr. Zeichner. Gjatë ditës, hutimi nga puna dhe detyrat e tjera mund ta bëjnë më të lehtë shtypjen e ndjesisë së kruajtjes.

Kruarja gjatë natës mund të ketë të bëjë vetëm me mënyrën se si funksionon lëkura juaj, thotë dr. Zeichner. Nivelet e hidratimit të lëkurës priren të ulen pasdite, dhe rënia vazhdon deri në mbrëmje. “Kjo do të thotë që lëkura ka të ngjarë të jetë më e thatë gjatë natës, duke kontribuar në mosfunksionimin e barrierës së lëkurës, tharjen, inflamacionin dhe kruarjen”, thotë ai.

Për të ndaluar kruarjet e bezdisshme, mjeku rekomandon vendosjen e locioneve ose kremrave hidratues në lëkurë para gjumit. Gjithashtu, nëse keni alergji ose lëkurë të ndjeshme, mund të përdorni detergjentë hipoalergjikë ose pa aromë për larjen e rrobave.

Nëse gjithçka tjetër dështon dhe ju jeni ende duke mos fjetur natën për shkak të kruarjeve – shkoni te një dermatolog!

Tags: kruarjenaten

të fundit

Gëzim Sveçla i kërkon Përparim Ramës sqarime për akuzat: Mos u viktimizo

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar ndaj kryetarit të…

28 seconds ago

Bernardo Silva rrëfen emocionet si futbollist i Real Madridit: Nuk mund ta refuzoja ofertën

Bernardo Silva ka përjetuar ditët e para si futbollist i Real Madridit, pasi mesfushori portugez është bashkuar me klubin spanjoll…

2 minutes ago

Shkëndija elektrike shkaktoi zjarrin në Finiq, banorët dhe zjarrfikësit u përballën me flakët

Flakët që përfshinë disa fshatra të Bashkisë së Finiqit krijuan një situatë dramatike, duke rrezikuar banesat, resortet turistike dhe qindra…

8 minutes ago

A po afrohet një marrëveshje me Iranin? Trump: Negociatat aktuale janë mundësia e fundit për një marrëveshje të mirë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti se negociatat me Iranin janë duke vazhduar, duke theksuar se [...]Read More...

8 minutes ago

Hands Off Dimal!”/ Administrator of Kutalli Resigns During Protest Against Merger with Berat

Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë kundër reformës territoriale, e cila parashikon heqjen e kësaj bashkie nga harta…

16 minutes ago

The Time for Words Is Over”/ Mehdi Malkaj Urges Protesters Outside the Prime Minister’s Office: Let’s Drag Rama Out of the Building and Throw Him into the Lana

Aktori i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj, ka bërë një thirrje të fortë nga protesta para Kryeministrisë, ndërsa pohoi se…

17 minutes ago