lifestyle

Pse fiqtë duhen konsumuar herët në mëngjes

Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës. Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës.

Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes. Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë. Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Të lidhura

None found

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim. Falë përmbajtjes së lartë të kalçiumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

Sipas studimeve, fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë.

Fiqtë janë burim natyral i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalçiumit.

Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin. Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat dhe përfitimet që mund të merrni nga fiqtë e freskët dhe të thatë.

Sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka

Fiqtë janë të pasur me antioksidantë, vitaminë E, A dhe C. Antioksidantët eliminojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka.

Kocka të forta

Fosfori, vitamina D dhe kalçiumi që gjenden tek fiqtë i bëjnë kockat më të forta. Një fik plotëson 3 përqind të nevojës ditore për kalçium. Duke e konsumuar atë çdo ditë mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Shëndeti i syve

Vitamina A tek fiqtë përmirëson shëndetin e syve. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit si pasojë e moshës.

Tags: fiq

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

6 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

9 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

14 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

15 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

18 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

19 minutes ago