lifestyle

Pse finlandezët janë populli më i lumtur në botë

Studimi i Kombeve të Bashkuara mbi Lumturinë Botërore, u kërkon qytetarëve të vlerësojnë nivelin e tyre të lumturisë, dhe i rendit vendet bazuar në përgjigjet e tyre. Ajo ngre pyetjen: Cilat janë karakteristikat e një vendi të lumtur?

E kush më mirë mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje sesa një filozof dhe studiues i psikologjisë nga një vend, qytetarët e të cilit, pavarësisht ditëve të gjata të të ftohtit dhe errësirës së dimrit, regjistrojnë vazhdimisht disa nga nivelet më të larta të lumturisë në botë?

Të lidhura

None found

Profesor Frenk Martela studion bazat e lumturisë dhe jep leksione në Universitetin Alto në Finlandë. Martela dhe kolegët përshkruajnë faktorët që ka të ngjarë të nxisin ndjenjën finlandeze të mirëqenies. Më të bien dakord edhe studimet e fundit. Lumturia e tyre mund të jetë për shkak të gjërave që nuk bëjnë:

1.Nuk shqetësohen ta krahasojnë veten apo të kenë gjithçka që kanë të tjerët

Finlandezët nuk janë të dhënë pas shfaqjeve të hapura të pasurisë së tyre materiale. Madje edhe njerëzit më të suksesshëm në Finlandë duken si gjithë të tjerët. Finlandezët duket se e kanë kuptuar atë që tregojnë shumë studime psikologjike tani:është e pashëndetshme mania për t’u krahasuar me të tjerët.

2.Nuk e neglizhojnë rëndësinë e të shëtiturit rregullisht në natyrë

Edhe akti i thjeshtë i daljes nga ambientet e mbyllura e rrit cilësinë e jetës së tyre. Një studim i publikuar më 5 gusht 2022 në revistën “Science Advances”, konfirmon se ka edhe më shumë përfitime të kalimit të kohës në natyrë sesa mendohej më parë.

Aleksandros Gasparatos, profesori i asociuar i shkencës së qëndrueshmërisë në Universitetin e Tokios, dhe bashkë–autor i studimit, shpjegon se humori, qëndrimi, sjelljet dhe vlerat mund të ndryshojnë menjëherë ose për një kohë të shkurtër pas ndërveprimit me natyrën. Po ashtu një studim në Tokio, zbuloi se ndërveprimet me natyrën e çojnë më tej zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore kuptimplota.

3.Nuk e thyejnë rrethin e besimit të komunitetit

Finlandezët priren që t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të vlerësojnë ndershmërinë. Një eksperiment i “portofolit të humbur” në vitin 2022, testoi ndershmërinë e qytetarëve duke hedhur 192 kuleta në 16 qytete në mbarë botën. Në Helsinki, 11 nga 12 kuletat iu kthyen pronarit. Njerëzit mund të rrisin besimin e komunitetit duke pyetur veten:“Si mund të sillem që komuniteti im të krijojë më shumë besim tek unë? Si mund të mbështes politikat që ndërtohen mbi këtë besim?”. Besim krijojnë edhe akte mirësjellje shumë të thjeshta, siç ështëhapja e dyerve për të huajt apo lirimi i vendit në tren për dikë që është më i moshuar apo që ka fëmijë.

të fundit

Teknologjia e fshehur nën barin e stadiumit MetLife që siguroi finalen perfekte të Kupës së Botës 2026

Kupa e Botës 2026 ka mbaruar, por detaje interesante rreth organizimit të ngjarjes më të madhe sportive në botë vazhdojnë…

4 minutes ago

Është shumë më keq nga sa prisja/ Darka e Korrespondentëve, Trumo batuta e kritika ndaj gazetarëve: Është mbledhur grupi më i madh i njerëzve me sindromën kundër Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, riktheu kritikat ndaj medias gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një aktivitet…

5 minutes ago

Aston Villa nuk tërhiqet për Ernest Muçin, gati 30 milionë euro për talentin shqiptar

Ernest MuçiErnest Muçi mund të largohet nga Trabzonspor [...]Read More...

10 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me…

13 minutes ago

Operacioni i përbashkët i Policisë dhe AKI-së – çfarë sinjali dhanë ekspertët e sigurisë pas arrestimeve

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zhvilluar një operacion të koordinuar me qëllim…

23 minutes ago

Ndahet nga jeta legjenda e kinemasë Sam Neill, heroi i “Jurassic Park” dhe “The Piano” ishte 78 vjeç

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. [...]Read More...

23 minutes ago