lifestyle

Pse duhet të përdorni biçikletën çdo ditë

Çiklizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të kryer aktivitet fizik dhe për të humbur kilogramët e tepërt. Por jo vetëm kaq. Çiklizmi është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar stresin dhe për t’u ndier mirë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për përfitimet që ofron çiklizmi që në pedalimin e parë.

I Bën Mirë Zemrës

Aktiviteti fizik e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe të furnizojë trupin me oksigjen dhe gjak. Me kalimin e kohës, ky lloj aktiviteti fizik do ta bëjë zemrën tuaj më të fortë dhe do të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike.

Ekspertët rekomandojnë ngarjen e biçikletës për të paktën 2 orë e gjysmë në javë.

Ju Ndihmon Të Digjni Më Shumë Kalori

Nëse dëshironi të humbisni në peshë, atëherë është koha të përdorni biçikletën.

Çiklizmi, në varësi të intensitetit, mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 740 kalori në orë.

Më Shumë Rezistencë

Pedalet e biçikletës formojnë një lloj rezistence për muskujt duke ndihmuar zhvillimin e tyre.

Një pedalim më i fortë dhe më i shpejtë do ju ndihmojë të keni muskuj të fortë e të tonifikuar të këmbëve.

Një gjë e tillë do të ofrojë më shumë mbështetje dhe lehtësi edhe për njerëzit që janë mbipeshë.

Më Pak Dhimbje Kyçesh

Çiklizmi është një aktivitet shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve, gjunjëve dhe që kërkojnë një mbështetje kockore për peshën e madhe të trupit.

Lëvizja e gjunjëve rrit prodhimin e lëngjeve që lubrifikojnë kyçet dhe zbut dhimbjet.

Kyçet dhe muskujt duhen mbajtur në lëvizje, por ajo duhet të jetë e kontrolluar në rast se keni probleme serioze që ndikojnë në lëvizshmërinë tuaj.

Nëse keni probleme të tilla, ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë që përpara se të ndërmerrni një aktivitet të caktuar fizik të konsultoheni me një mjek ortoped.

të fundit

Horoskopi 16 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot do ndiheni më të hapur dhe të gatshëm…

4 hours ago

‘E njoh nga jashtë, ishte lojë..’/ Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Nuk bëhen ato gjeste

Eduard Kuçi ka reaguar publikisht pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, duke folur hapur për eksperiencën e tij…

5 hours ago

Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për reforma në industrinë e naftës dhe hapje ndaj investimeve të huaja: Të mos kemi frikë nga diplomacia me SHBA

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, bëri thirrje për reforma në industrinë e naftës që do të hapnin rrugën…

5 hours ago

Donald Trump bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Netanyahu kërkon me patjetër të sulmohet Irani

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump që të ndërmarrë një sulm të mundshëm ushtarak…

5 hours ago

“Qëllimi është rrëzimi i Ramës, tërhiqem nëse unë jam pengesë”/ Salianji: PD duhet të bindë edhe Lapajn, Shehajn e Qorin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për strategjinë që, sipas tij, opozita duhet të ndjekë për të fituar…

5 hours ago

“Është një gënjeshtër”/ Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit në SPAK për kolegët e PD-së

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim të tij në SPAK, për…

6 hours ago