lifestyle

Pse aromat na risjellin kujtime kaq shumë të fuqishme?

Sa herë që ndjej erën e molës, kujtimet më kthejnë shumë pas në kohë. Papritur, e shoh vetën në shtëpinë e gjyshit tim në Mein, ku kam kaluar shumë pushime verore, dhe ku aroma e dallueshme e topthave të molës, shpërthente nga dollapi i rrobave që ndodhej në korridor.

Sa herë nuhas sot një aromë të tillë, do të kthehem menjëherë në atë korridor, i mbushur me një ndjenjë të thellë rehatie dhe sigurie. Duket se aromat janë shumë të lidhura me kujtesën. Ju mund të jeni duke kujtuar në këtë moment kujtimet e nxitura nga aroma. Në fakt, shumë studime zbuluar një lidhje direkte midis aromave, emocioneve dhe kujtimeve të fuqishme.

Neuroshkencëtarët kanë përdorur skanimet e trurit fMRI, për të treguar se aromat ngjallin kujtime dhe emocione të forta për shkak të rajoneve të trurit përgjegjës për përpunimin e tyre. Me pak fjalë, hunda “di” më shumë sesa mendojmë. Studiuesit dhe shkencëtarët e kanë zbuluar prej më shumë se 1 shekulli lidhjen midis nuhatjes dhe kujtesës emocionale.

Dhe ndërsa kjo lidhje po kuptohet gjithnjë e më mirë, kuptimi ynë për të është ende shumëprimitiv, thotë Venkatesh Murti, neuroshkencëtar në Universitetin e Harvardit, laboratori i të cilit eksploron bazën nervore të sjelljeve të drejtuara nga aroma tek kafshët. Megjithatë, disa të dhëna mund të na japë vetë arkitektura e trurit.

Aromat përpunohen nga receptorët e nuhatjes, një strukturë e vendosur në pjesën e përparme të trurit, përpara se të dërgohen në një rrugë të drejtpërdrejtë në sistemin limbik, që përfshin amigdalën dhe hipokampusin, rajonet që rregullojnë emocionet dhe kujtesën.

Këto lidhje të privilegjuara midis sistemit të nuhatjes dhe atij limbik, mund të ndihmojnë në shpjegimin se pse aroma në veçanti, mund të ngjallë kujtime emocionale më të forta sesa shqisat e tjera. “Kur flasim për rajonet përgjegjëse për përpunimin e kujtesës dhe emocioneve, ato janë fizikisht më pranë pjesëve të trurit të përfshira në nuhatje. Një ide tërheqëse është ndoshta afërsia e këtyre lidhjeve. Pra duhen më pak ‘stacione’ për të kaluar drejtpërdrejt, nga aroma tek emocionet dhe kujtesa”- thotë Murti.

Këtë e mbëshetin edhe hulumtimet e reja. Sipas një studimi të botuar në “Progress in Neurobiology” në vitin 2021, shkencëtarët përdorën neuroimazhet dhe elektrofiziologjinëintrakraniale – ku disa elektroda vendosen drejtpërdrejt në trurin e një pjesëmarrësi për të regjistruar aktivitetin e tij elektrik – për të treguar se lidhja midis hipokampusit dhe sistemit të nuhatjes, është më e fortë sesa sistemet tona të tjera shqisore.

Jo të gjitha llojet e memories janë krijuar në mënyrë të barabartë. Kujtesa e punës, ose kujtesa afatshkurtër, i referohet aftësisë sonë për të ruajtur pjesë të vogla të informacionit aktual në mendjen tonë, si për shembull kur mendoni për një numër telefoni, ndërsa e regjistroni atë në listën tuaj të kontakteve.

Nga ana tjetër, kujtesa semantike i referohet njohurive tona të përgjithshme për botën, si faktet dhe konceptet abstrakte. Por është kujtesa episodike, apo kujtimet e ngjarjeve specifike nga perspektiva e vetës së parë, ajo që është e lidhur më ngushtë me shqisën tonë të nuhatjes. Pra kujtimet e nxitura nga aromat, priren të jenë autobiografike dhe të lidhura fort me personin që i përjeton ato.

“Një pjesë e mirë e fuqisë që kanë aromat për të ngjallur kujtime të veçanta, buron nga një përvojë e veçantë jetësore që ka pasur një person i caktuar. Kërkimet në këtë fushë janëshumë të larmishme, sepse njerëzit kanë pasur përvoja të ndryshme”-thotë Tereza Uajt, profesore e psikologjisë në Kolegjin Lë Mojn, që studion të mësuarit, kujtesën dhe psikologjinë shqisore.

Për më tepër, këto kujtime mund të përfshijnë edhe gjëra, të cilat ne priremi t’i lidhim me ndjenjën tonë të shijes. Mendimet letrare të romancierit francez Marsel Prust mbi kujtesën u shkaktuan jo nga një erë specifike, por nga një aroma e një keku dhe një gllënjke çaj.

“Në vend se të mendoni për aromat e pastra, nëse mendoni për ushqimet, ju e dini se njerëzit kanë shije shumë të ndryshme. Shumica e saj që vjen nga shija është ndjenja e nuhatjes”-thotë Uajt. Murti bie dakord me të, duke vënë në dukje se ajo që ne mendojmë si “shije”, është një kombinim i shqisave tona të shijes dhe nuhatjes.

Kjo për shkak se kur marrim një nxitje nga diçka, molekulat nga ushqimi që po hamë shpërbëhen dhe dërgohen në epitelin e hundës dhe receptorët e nuhatjes për përpunim.

“Kur jeni duke ngrënë, një pjesë e madhe e ndjenjës që keni është në fakt aroma, sepse përtypja i shpërbën produktet, dhe ato shkojnë në pjesën e pasme të gojës dhe përfundimisht në hundë”– thotë Murti.

të fundit

Sulmet në Kiev, Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen! BE do vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit…

10 seconds ago

Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në…

6 minutes ago

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi: Nuk jam unë në shënjestër

Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave shpërthimi me lëndë plasëse…

23 minutes ago

Top Channel konfirmon lajmin, ja kush do ta drejtojë “Big Brother VIP Albania 5”

Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si…

48 minutes ago

Aksident i trefishtë në Tunelin e Llogarasë, plagosen katër persona/ Trafik i rënduar, policia në vendngjarje

Një aksident i trefishtë me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në tunelin e…

1 hour ago

Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato

Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës…

2 hours ago