lifestyle

Problemet serioze që po u shkaktoni zemrës dhe organizmit nëse nuk konsumoni mëngjes

Keni ngrënë mëngjes sot? Nëse jo, atëherë duhet të dini diçka serioze
Shumë njerëz mendojnë se ngrënia e mëngjesit është pa shije dhe një humbje kohe. Të tjerë mendojnë se mëngjesi është një mënyrë e rëndësishme për të filluar ditën dhe se ky është vakti më i rëndësishëm nga të gjithë.

Njerëzit që qëndrojnë larg mëngjesit pretendojnë se nuk janë të uritur ose vakti nuk ka rëndësi. Ata që ushqehen pas lindjes së diellit thonë se i mban ata të ngopur gjatë ditës dhe ndihmon në mbajtjen e peshës nën kontroll.

Të lidhura

None found

Një studim i ri u jep të drejtë njerëzve që besojnë se është e dobishme për të ngrënë mëngjes, por jo për të njëjtat arsye.

 

 

Çfarë rrezikoni pa mëngjes?
Studimi, i cili u publikua në Revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, hulumtoi ushqimin dhe zakonet e mëngjesit të burrave dhe grave që nuk kishin sëmundje të zemrës apo sëmundje të veshkave.

U studiuan tre grupe kryesore. Një grup hëngri më pak se 5% të konsumit total të kalorive të ditës në mëngjes, një tjetër hëngri më shumë se 20% në mëngjes dhe një grup i tretë konsumoi mes 5-20% të kalorive ditore në mëngjes.

Studiuesit e famshëm amerikanë zbuluan se rreziku i arterieve të ngurtësuara, u shfaq më i lartë mes atyre që humbnin mëngjesin ose që konsumonin fare pak gjatë këtij vakti. Grupet e rrezikuara gjithashtu u gjetën të kenë bel dhe masë trupore më të madhe.

Gjithashtu patën edhe tension më lartë të gjakut. Por edhe prirje më të larta më të larta për diabet. Personat që konsumojnë mëngjese të plota treguan formë më të mirë fizike, tension më të mirë të gjakut dhe zemër më të shëndetshme.

Rezultatet janë të rëndësishme për profesionistët e shëndetësisë.

Ato mund të përdoren si një mesazh i thjeshtë për ndërhyrjet në bazë të jetesës dhe strategjitë e shëndetit publik, si dhe për të informuar rekomandimet ushqimore. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani 5 pjata me ushqim çdo mëngjes. Ka shumë ide të shëndetshme të mëngjesit për të zgjedhur.

Por fakti kryesor është që nëse e doni zemrën tuaj, mos vraponi pa karburant në stomak.

të fundit

LSDM akuzon Siljanovska-Davkovën për heshtje ndaj Gruevskit dhe Llatasit dhe mbështetje të politikave të OBRM-PDUKM-së

“Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova është rikthyer në debatin mbi Kodin Zgjedhor, duke pretenduar se modeli aktual diskriminon diasporën. Megjithatë, deklaratat e…

10 minutes ago

Protesta mbërrin në ditën e 48-të, qytetarët rikthehen në shesh: Pa bisedime, Rama të dorëhiqet

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn sot në ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët…

22 minutes ago

Me shumicë 2/3, Magyar riformaton Kushtetutën e Hungarisë dhe nis shpërbërjen e sistemit të Orbanit

Qeveria e Peter Magyarit po ecën me shpejtësi drejt ndryshimeve të thella në Kushtetutën e Hungarisë, falë shumicës prej dy…

25 minutes ago

Postimi i vitit 2021 rikthehet në vëmendje: Parashikoi finalen e Kupës së Botës dhe rezultatin e saj

Në prag të finales së madhe të Kupës së Botës 2026, një postim pesëvjeçar është bërë viral në mediat sociale,…

25 minutes ago

EMRI/ Dhunohet oficeri i policisë në Sarandë, u përlesh me një grup personash teksa udhëtonte me motor

Një oficer policie ëdhtë dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandëd. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të…

33 minutes ago

Maliqi kundër Nait Hasanit: Pse të digjet Kosova për Specialen?

Deklarata e ish-deputetit të PDK-së, Nait Hasani, se “ka me u kallë Kosova” në rast të dënimit të ish-krerëve të…

34 minutes ago