lifestyle

“Probleme në punë”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi, por për kë ka lajme të mira këtë javë

Një javë e bukur dhe e vrullshme, me shumë lëvizje, paralajmëron astrologia Meri Shehu në “Rudina” në Tv Klan. Disa prej shenjave do iu duhet të kenë kujdes nga energjia, të tjera do të përfitojnë për të marrë hovin që iu nevojitet. Në përgjithësi, paraqitet një javë pa problematika të forta, por që thërret për një dozë më të lartë kujdesi.

Meri Shehu: Kjo është një javë kaq e vrullshme, sa duhet të kemi kujdes nga vrulli. Dielli në Gaforre do bëjë një katërkëndësh me Jupiterin në Dash. Gaforrja dhe Dashi janë shenja kardinale që lëvizin dhe marrin iniciativë nga hiçi. Shenja kardinale janë Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi, domethënë s’ka asgjë dhe marrin inciativë. Dielli me Jupiterin bën një lidhje të vështirë nesër dhe ne do marrim një vrull pak më shumë se sa duhet. Ky vrull disa shenja do i vendosë në një pozicion paksa delikat. Përveç kësaj, është edhe Hëna e re në Gaforre në datën 29.

Të lidhura

None found

Dashi – 1 yll – Hëna e re në Gaforre bën një katërkëndësh me Jupiterin në Dash që do i vërë në një lëvizje të madhe, e cila do i bëjë të harrojnë gjëra të rëndësishme e thelbësore nga nxitimi. Nxitimi i tepruar i vë në një pozicion jo komod.

Demi – 3 yje – Do kenë shumë fantazi, plane, projekte, nostalgji për të rregulluar disa gjëra dhe do lëvizin pak më shumë nga natyrshmëria e tyre. Kjo natyra që dëmton Dashët iu jep prioritet Demave për të bërë gjëra më me shkathtësi.

Binjakët – 5 yje – Kanë Afërditën në shenjën e tyre që do bëjë një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Dash. Do dëgjojmë fejesa, martesa, lajme të këndshme, punë me shumë para kështu që Binjakët që do të jenë të zgjuar mund të akomodohen mirë në këtë periudhë.

Gaforrja – 3 yje – Hëna e re në Gaforre në datën 29 është shumë e bukur, domethënëse por bën katërkëndëshin me Jupiterin në Dash, ndaj kujdes nga iniciativat lidhur me karrierën e jetën personale, ndryshimet në këtë periudhë. Këto të fundit mund të jenë shumë të mira, por shumë të bujshme për momentin dhe nuk krijojnë stabilitet.

Luani – 1 yll – Shenjat e zjarrit do kenë kaq shumë energji sa do iu prishë punë. Hëna e re në Gaforre është në shtëpinë e 12-të që ka të bëjë me ndjenjat, punën, pasionet e fshehta, dëshirat e fshehta që nuk janë akoma në momentin e tyre më të mirë.

Virgjëresha – 3 yje – Do favorizohen lidhur me punën dhe ekonominë. Afërdita në Binjak, që është një shenjë që udhëhiqet nga Mërkuri dhe lidhja e tij e bukur në Binjak me Jupiterin në Dash, bëjnë një kombinim të mirë punësh dhe jete personale.

Peshorja – 4 yje – Një shenjë kardinale që merr iniciativa nga hiçi. Këtë periudhë do ketë lajme të mira ligjore, komunikime me jashtë, bashkëpunime të rëndësishme, kontrata, martesë, fejesë, udhëtim të largët të këndshëm.

Akrepi – 4 yje – Ka ardhur momenti që të merren me çështjet ekonomike e personale ku do fokusohen fuqishëm. Rregullohet një çështje ekonomike, personale, Afërdita e Mërkuri në Binjak iu jep gjithë këtë mundësi shpirtërore që të arrijnë të qetësohen dhe qartësohen me veten.

Shigjetari – 2 yje – Hëna e re në Gaforre sjell problematika lidhur me shëndetin e punën, disa debate që ndoshta nuk i prisnin. Ka shumë planetë në Binjak përballë shenjës së tyre, ndaj interesi kalon nga ana e partnerëve ose njerëzve që janë në bashkëpunim dhe duhet të marrin leje për të bërë gjëra.

Bricjapi – 1 yll – Hëna e re përballë tyre i kundërshton, si dhe katërkëndëshi me Jupiterin në Dash. Çështjet e shtëpisë, familjare, divorcet, sqarimet, debatet, çështjet ligjore duhet t’i kenë kujdes këtë javë ose të mos marrin hov më shumë se sa duhet në marrëdhëniet që s’ia dinë fundin.

Ujori – 2 yje – Janë në fazën më të mirë erotike sepse Afërdita e Mërkuri në Binjak u ndryshojnë jetën, por kujdes nga Hëna e re me një ndryshim pune ose diçka që duan të dalin nga rutina, por që nuk do jetë e kontrolluar.

Peshqit – 3 yje – Hëna e re në Gaforre është e mirë, pavarësisht disa shpenzimeve e debateve në çështjet ekonomike. Do kenë disa lajme të mira në fushën erotike, ndahen nga një marrëdhënie e keqe, hyjnë në një të mirë dhe jeta nis të marrë formë.

të fundit

Rënie e numrit të udhëtarëve me autobus në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…

3 minutes ago

Akuzat e tifozëve të Dinamos për “tradhti” në skuadër: Nga Ilir Daja te lojtarët, mesazhi i fortë që i shkon presidentit Bardhi

Ilir Daja, ekipi i Dinamos dhe Adrian BardhiSituata te Dinamo ka marrë trajtën e një “ekuacioni me shumë të panjohura”…

6 minutes ago

Forca policore zë pozicione pranë banesës së Jakup Krasniqit, ndërsa pritet ardhja e tij

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…

10 minutes ago

Autogoli absurd i Mourës, mbrojtësi i Portos shpërtheu në lot dhe kërkoi menjëherë zëvendësim

Francisco Moura shënoi një autogol të çuditshëm në një ndeshje të Kupës së Portugalisë kundër Paredes të nivelit të tretë,…

18 minutes ago

Nafta çmimet në rënie në dogana, por jo në tregun e pakicës! Kompanitë regjistrojnë xhiro rekord, normat e fitimit në rritje të lehtë

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…

25 minutes ago

KEDS announces areas that will be without electricity today due to grid works

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të punimeve në rrjet. 21.11.2026 Punime në…

31 minutes ago