lifestyle

Pritet një verë përvëluese, nga ushqimet që fusni në frigorifer te neglizhenca, ekspertja jep këshillat

Me rritjen e temperaturave dhe verën e nxehtë, vijnë edhe disa shqetësime. Si rrjedhojë, nevojitet kujdes i shtuar, krahasuar me stinët e tjera të vitit, e veçanërisht për mosha delikate si mosha e tretë dhe të vegjlit.

Eugena Tomini, e ftuar në “News 24”, ka dhënë disa këshilla të vyera për të kaluar një verë të sigurt, nga hidratimi e deri te konsumi i ushqimeve.

“Respektimi i orareve për daljen në oraret e të nxehtit. Duhet të dalim në oraret e mëngjesit, por edhe kujdesi ndaj ushqimit, që shoqërojnë me baktere çrregullime. Të mos konsumojmë ushqime të ndenjura jashtë kushteve të mirëmbajtjes. Edhe mosha pediatrike është shumë fleksbilël në periudhën e verës. Duhet të konsultohemi me mjekun pediatër dhe qendrat shëndetësore. S’duhet neglizhuar asnjë rast. Më tepër tonalitet janë bakteriale kryesisht, por mund të kemi dhe atë flu-light që i themi ne rrufa që ka përvijuar nga vera. Bëhet një diferencë me rrufën stinore që përvijon nga pranvera. Duhet pasur vëmendje ndaj çrregullimeve diarreike.

Kujdesi gjithmonë në kontekst me mjekun e familjes për moshën deri në 5 vjeç. Sigurisht, në sezonin e verës rehidrimi dhe marrja e lëngjeve të freskëta dhe zarzavateve është i rëndësishëm për të pasur një shëndet sa më të mirë. Të mos ruajmë dhe të mos përdorim ushqime të ditës së nesërme që nuk janë mbajtur në kushtet e duhura frigoriferike. Disa mbetje të ushqimeve të gatuara një ditë më përpara, mund të bëjnë kontaminim e produkteve të tjera në frigorifer. Kujdesi hidrik, larja dhe konsumi i tyre në mënyrë sa më të shpejtë, na privon nga çrregullimet gastro-ongostrinale”.

Sa i takon situatës me Covid-19, drejtoresha e ISHP-së tha se është tejet normale, incidenca e rasteve është e ulët dhe për fat të mirë, pa fatalitete.

të fundit

Të dehura në timon, arrestohen dy shoferë/ Vihet në pranga edhe 46 vjeçari që shkaktoi aksident me 4 të plagosur

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u…

15 minutes ago

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…

36 minutes ago

Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…

1 hour ago

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.…

2 hours ago

Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200…

2 hours ago

Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një nga…

2 hours ago