Shumica e shoferëve i vendosin rripat e sigurimit sapo hyjnë në makinë, gjë që është një detyrim i rregulluar me ligj. Mirëpo, ka nga ata shoferë të papërgjegjshëm dhe arrogantë që thuajse asnjëherë nuk i vendosin rripat e sigurimit dhe në këtë mënyrë e vënë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës në rrezik.
Por rripi i sigurimit të makinës, përveç rolit të tij të dukshëm për t’ju shpëtuar në rast përplasjeje, ka edhe katër funksione të fshehura që pak shoferë i dinë, të cilat mund t’ju ndihmojnë shumë gjatë vozitjes dhe potencialisht t’ju shpëtojnë jetën.
None found
Nëse makina juaj prishet në ndonjë vend të izoluar dhe nuk keni askënd që t’ju ndihmojë të shtyni makinën, hiqni rripin e sigurimit, shtypeni në derë dhe kalojeni mbi gjoks dhe do të jeni lehtësisht në gjendje ta shtyni makinën me dorën e djathtë duke përdorur fuqinë e trupit tuaj.
Kur blini një makinë, tërhiqeni rripin e sigurimit deri në fund, sepse aty shihen qartë disa shenja si myk, që mund të tregojnë se makina ka qenë në ujë dhe është gërryer nga lagështia.Ju mund të kontrolloni datën e prodhimit të makinës në fund të rripit në sediljen e pasme. Pastaj krahasoni atë me të dhënat në derën e pasagjerit. Nëse datat nuk përputhen, makina mund të jetë përfshirë në një aksident dhe të jetë ndërruar rripi i sigurimit.
Truku i katërt që pak njerëz e dinë mund t’ju shpëtojë jetën nëse gjendeni në një situatë të rrezikshme dhe nuk mund të hapni derën e makinës. Duke goditur xhamin me pjesën metalike të rripit, mund të thyeni xhamin e makinës dhe të dilni nga automjeti.
Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën Kryeministrin Albin Kurti…
Gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Civile, drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, iu përgjigj edhe një pyetjeje…
Partia e Demokratëve Evropianë (PDE / EDP), ka reaguar sërish lidhur me protestat në Shqipëri, duke kritikuar mungesën e dialogut…
Edi Rama deklaroi se, përtej ironive, ajo që duhet nënvizuar është se ndryshimi i administratës përbën një proces shumë të…
Donald Trump ka bërë të ditur se, sipas tij, Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet”…
Me anë të një postimi në platformën X, strategjisti izraelit David Zaikin, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në…