Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të kromozomeve – dhe në këtë mënyrë të ngadalësojnë procesin biologjik të plakjes.
Telomerët shkurtohen natyrshëm me kalimin e moshës, çka shoqërohet me rritjen e rrezikut për sëmundje të lidhura me moshën dhe vdekshmëri të parakohshme.
Sipas studimit të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, vitamina D ndihmon në ngadalësimin e këtij shkurtimi, veçanërisht te leukocitet (qelizat e bardha të gjakut).
Çfarë tregoi studimi?
Studimi përfshiu të rritur amerikanë mbi 50 vjeç. Pjesëmarrësit morën suplemente me vitaminë D3, acide yndyrore omega-3, të dyja, ose placebo, për një periudhë prej pesë vitesh.
Rezultatet treguan se:
▪ Grupi që mori vitaminë D pati një shkurtim minimal të telomerëve pas 2 dhe 4 vitesh.
▪ Grupi placebo pësoi një shkurtim të konsiderueshëm të telomerëve.
▪ Omega-3 nuk pati efekt të dukshëm në telomerë.
▪ Efekti pozitiv i vitaminës D ishte më i dukshëm te pjesëmarrësit që nuk merrnin ilaçe për kolesterol dhe tek ata që nuk ishin obezë.
Çfarë nënkuptojnë këto rezultate?
Ruajtja e gjatësisë së telomerëve mund të përkthehet në një ngadalësim të procesit të plakjes biologjike me rreth 3 vjet.
Dr. Yoshua Quinones theksoi se kjo përforcon rolin e vitaminës D jo vetëm në shëndetin e kockave dhe imunitet, por edhe në parandalimin e plakjes qelizore, shkruan MedicalNewsToday.
Kufizime të studimit
▪ Studimi ishte një analizë sekondare dhe nuk ishte fillimisht projektuar për të matur efektet mbi telomerët.
▪ Mostra ishte kryesisht me pjesëmarrës të bardhë mbi moshën 50 vjeç.
▪ 37% e të dhënave mungonin pas 4 vitesh.
▪ Efekti u vëzhgua vetëm në qelizat e bardha të gjakut dhe nuk u analizuan pasojat e drejtpërdrejta klinike.
Dr. David Cutler paralajmëron se benefitet e mundshme të vitaminës D duhen peshuar kundrejt rreziqeve të saj. Marrja e tepërt mund të çojë në dëmtime të veshkave dhe toksicitet, për shkak se është një vitaminë që grumbullohet në trup.
Si përfundim, ky studim shton prova në favor të rolit mbrojtës të vitaminës D kundër plakjes dhe hap rrugën për kërkime të mëtejshme mbi ndikimin e saj në shëndetin qelizor.
Megjithatë, përpara se të përfshihet në udhëzimet zyrtare, nevojiten më shumë studime me popullata më të gjera dhe të larmishme, citon Anabel.
Kujdes: Përpara fillimit të çdo suplementi, konsultohuni me mjekun – sidomos nëse merrni medikamente ose keni sëmundje kronike.
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në…
Modelja dhe humanistja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka dhuruar 10 mijë dollarë për “Biblotekën e Fëmijëve” në Prishtinë. Ajo u prit…
Jori Delli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, ka bërë një postim në rrjete sociale për mungesën që pati…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira…