Policia në provincën Maluku Veriore të Indonezisë konfirmoi të martën se fermeri 40-vjeçar Hasim Lembesi ishte gjetur i pajetë në zorrët e një pitoni gjigant.
None found
Sipas Jakarta Globe, banori i fshatit Waisakai, në Ishujt Sula, ishte zhdukur të hënën në mbrëmje, teksa kthehej në banesën e tij pasi kishte qenë në një fshat fqinj.
Mungesa e tij alarmoi familjarët dhe banorët e zonës, të cilët nisën kërkimet. Përgjatë shtegut pyjor ku kishte kaluar Lembesi, ata zbuluan sendet e tij personale dhe njolla gjaku. Jo shumë larg këtij vendi u pikas edhe një piton i madh, barku i të cilit ishte fryrë në mënyrë të pazakontë.
Me mbështetjen e policisë, vendasit e vranë dhe më pas e çanë gjarprin. Brenda tij u gjet trupi i Hasim Lembesit, i cili rezultonte i vdekur.
Ngjarja u bë e ditur përmes një deklarate zyrtare nga zëdhënësja e Policisë së Ishujve Sula, Jaya Afandi M. Soamole. Ajo tha se viktima u gjet pa shenja jete rreth orës 8:30 të mbrëmjes, pasi ishte sulmuar nga pitoni. Sipas Soamoles, policët dhe banorët e angazhuar në kërkim e nxorën trupin dhe e dërguan te familja në fshatin Waisakai, ku do të varrosej.
Në rajon kanë qarkulluar edhe pamje amatore, ku shihen vendasit dhe efektivët e policisë duke e ndjekur gjarprin mes bimësisë përpara se ta vrisnin. Në video është regjistruar gjithashtu çasti kur trupi nxirret nga kafsha pasi ajo çahet.
Edhe pse rastet kur pitonët vrasin njerëz janë tepër të rralla, incidente të tilla janë shënuar herë pas here në Indonezi. Vendi përbën habitatin natyror të pitonëve rrjetëzorë, të renditur ndër gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë.
Pjesa më e madhe e këtyre ngjarjeve ka ndodhur në zona rurale, ku njerëzit punojnë në pyje ose plantacione dhe për këtë arsye mund të përballen nga afër me këta gjarpërinj. Pitonët nuk kanë helm; ata e vrasin prenë duke e shtrënguar fort dhe duke e mbytur. /Klankosova.tv
Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Hetimit Doganor me…
Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka prezantuar fushatën e re reklamuese për…
Gjatë mbledhjes së sotme, Edi Rama u përcolli drejtuesve socialistë një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me zgjedhjet e ardhshme dhe…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, para nisjes së punimeve të Kuvendit tha se interesimi i madh për këtë proces konfirmon…
Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Hetimit Doganor me…
Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka prezantuar fushatën e re reklamuese për…