lifestyle

Pesë ushqime që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Kolesteroli “i keq” (LDL) rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mënyra numër një për ta ulur atë është duke ngrënë fibra.

Sipas kardiologes Elizabeth Klontas, fibrat “lidhin” kolesterolin në sistemin tretës dhe e nxjerrin jashtë trupit, përpara se të hyjë në sistemin tonë të qarkullimit të gjakut.

Të lidhura

None found

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të konsumoni 25 gram fibra në ditë.

Më poshtë janë renditur pesë ushqime të pasura me fibra për një zemër të shëndetshme.

1. Tërshërë

Këshillohet të konsumoni gjysmë filxhani tërshërë në ditë. Ka shumë fibra dhe antioksidantë që përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut dhe ulin presionin e gjakut.

Për shembull, mund të kombinoni tërshërën me kos ose t’i gatuani dhe t’i shërbeni me boronica dhe kanellë.

2. Bishtajoret

Të gjitha bishtajoret dhe fasulet janë të mira për ne, por qiqrat janë ideale sepse mund të gatuhen në mënyra të ndryshme.

Mund t’i vendosni në sallatën tuaj, t’i shoqëroni me mish ose t’i piqni në furrë.

Qiqrat janë plot me kalium dhe magnez, dy elementë të rëndësishëm për kontrollin e presionit të gjakut. Një filxhan qiqra përmban pothuajse 15 gramë proteina, 12 gramë fibra dhe një të katërtën e hekurit që duhet të konsumoni çdo ditë.

3. Perimet

Perimet jeshile të të gjitha llojeve dhe madhësive duhet të përfshihen në dietën tonë të përditshme. Dy gota rukola përmbajnë një gram fibra dhe vetëm 10 kalori.

Rukola është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, i cili shndërrohet në vitaminë A. Nga ana tjetër, kjo vitaminë ndihmon shikimin, sistemin tonë imunitar dhe lëkurën.

4. Fruta të thata

Të gjitha frutat e thata janë një zgjedhje e shkëlqyer për dietën tonë të përditshme.

Një grusht bajame përmban 3,5 gram fibra, 6 gram proteina dhe gati 40% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës E.

Farat Chia dhe farat e lirit janë gjithashtu të larta në fibra dhe përmbajnë shumë proteina dhe yndyrna Omega-3.

5. Avokado

Një avokado me përmasa të rregullta përmban 14 gram fibra.

Me vetëm 300 kalori, një avokado është burim i shumë vitaminave, mineraleve dhe yndyrave të pangopura./Albeu.com/

të fundit

Appeal for evidence that could prove the innocence of Osman Selmani, arrested by Serbia

Më 1 korrik, autoritetet serbe, arrestuan shtetasin e Kosovës, Osman Selmanin në pikën kufitare Mutivodë, derisa po kthehej nga vendlindja…

6 hours ago

Haxhiu: Kosovo must be assessed by equal standards in its path towards the EU

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian është çështje e besueshmërisë dhe sigurisë së…

6 hours ago

Apel për dëshmi që mund të vërtetojnë pafajësinë e Osman Selmanit, i arrestuar nga Serbia

Më 1 korrik, autoritetet serbe, arrestuan shtetasin e Kosovës, Osman Selmanin në pikën kufitare Mutivodë, derisa po kthehej nga vendlindja…

6 hours ago

L’Equipe raporton: Michael Olise synon kalimin te Real Madridi në verë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Michael Olise, nuk e fsheh më dëshirën e tij për t'u transferuar te Real Madridi gjatë…

7 hours ago

Rasti i jashtëzakonshëm që bashkoi Messin dhe Yamalin shumë përpara finales së Botërorit

Kur Argjentina dhe Spanja të përballen të dielën në finalen e Kupës së Botës 2026, Lionel Messi dhe Lamine Yamal…

7 hours ago

“You Would Kill Ndrek Luca for Edi Rama,” Rakipi Asks Gjergj Luca Why He “Puts the Prime Minister on a Pedestal”

Moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ylli Rakipi debatoi me sipërmarrësin Gjergj Luca për qëndrimin që ia ka…

7 hours ago