Ngritja nga krevati pas disa shtyrjesh të alarmit dhe pamundësia për t’u zgjuar plotësisht pa një filxhan kafe, e bën të duken të jashtëzakonshëm ata persona që hidhen nga shtrati sapo bie zilja, pinë lëngje natyrale, bëjnë gjimnastikë dhe hanë mëngjes përpara se të nisen drejt punës.
None found
Edhe pse të rriturit kanë nevojë për rreth shtatë orë gjumë çdo natë, disa e lënë zgjimin për në moment të fundit, gjë që e kthen fillimin e ditës në një rrëmujë të vërtetë. Nga ana tjetër, ka individë që çohen shumë përpara orarit të punës dhe i kryejnë me qetësi aktivitetet e tyre personale.
Por a janë vërtet të ashtuquajturit “zogj të mëngjesit” më të gëzuar, në formë më të mirë fizike dhe më frytdhënës në punë? Sipas një sërë kërkimesh shkencore, përgjigja është pohuese. Një studim i ri i botuar në revistën Journal of Sleep Medicine zbuloi se këta njerëz përjetojnë nivele më të ulëta ankthi dhe ndihen më të kënaqur me jetën.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se personat që zgjohen herët kanë një rendiment më të lartë në vendin e punës dhe rrallëherë përballen me atë plogështinë që shfaqet në fund të turnit. Më tej, ata ndjejnë më pak dëshirë për ushqime të pasura me kalori, janë më të durueshëm dhe gëzojnë një sistem imunitar më të fuqishëm. Pra, motivet për ta bërë zgjimin e hershëm zakon nuk mungojnë.
Hapat konkretë për ta transformuar mëngjesin tuaj
Nëse e keni provuar ndonjëherë të zgjoheni më përpara dhe të mos e shtypni më butonin e shtyrjes, e dini mirë se nuk bëhet fjalë për një sfidë të thjeshtë. Ka mundësi që të keni pasur sukses për disa ditë, të shtyrë nga dëshira për të ndryshuar zakonet e fjetjes, por më pas jeni rikthyer shpejt në të vjetrën.
Për këtë arsye, është thelbësore të avanconi me hapa gradualë në rutinën tuaj të gjumit, në mënyrë që të arrini një qëndrueshmëri afatgjatë.
Si pikënisje, duhet theksuar se zgjimi herët ka vlerë vetëm nëse paraprakisht i keni dhënë trupit pushimin e duhur. Kjo nënkupton se të shkoni në krevat në një orar të përshtatshëm është lëvizja e parë që duhet të bëni. Ndonëse në teori duket e thjeshtë, në praktikë shpesh do të thotë se do të përpëliteni gjatë pa mundur të flini. Për fat, ka disa rituale që mund t’i përvetësoni për ta lehtësuar këtë proces.
Truri ynë funksionon më mirë me modele të përsëritura, prandaj veshja e pizhamës dhe larja e dhëmbëve në të njëjtën orë çdo darkë shërbejnë si një sinjal i fuqishëm se momenti i pushimit po afron. Masa të tjera që mund të merrni përfshijnë konsumimin e darkës rreth orës 18:00 pa ngrënë më asgjë më pas, shmangien e kafeinës gjatë pasdites, lënien mënjanë të telefonit për 30 deri në 60 minuta para gjumit dhe zbehjen e ndriçimit në banesë, meqë drita e fortë mund të frenojë prodhimin natyror të melatoninës.
Gjithashtu, evizioni gjumin e pasdites derisa orari juaj i ri i fjetjes të bëhet i qëndrueshëm.
Nëse pas gjithë këtyre përpjekjeve prapë nuk po arrini të bini në gjumë, mos rrini shtrirë duke u sjellë për më shumë se 20 minuta. Pasi kalon ky afat, çohuni dhe përfshihuni në një aktivitet qetësues – lexoni diçka, bëni joga relaksuese ose disa shtrirje të lehta trupore. Mos e përdorni telefonin dhe mos hani, sepse këto veprime do t’ju mbajnë edhe më zgjuar.
Pse këmbëngulja është çelësi i suksesit
Në këtë udhëtim, asgjë nuk është më e rëndësishme se rregullsia. Ka shumë gjasa që netët e para të hasni vështirësi për të fjetur, por nëse nuk braktisni ritualet e lartpërmendura të mbrëmjes, organizmi juaj do të përshtatet shpejt me ritmin e freskët të gjumit.
Njëkohësisht, shmangni ndryshimet e forta dhe të menjëhershme. Si fillim, shyjeni orarin e fjetjes vetëm një orë më përpara, dhe pas një ose dy javësh, shtoni edhe një orë tjetër, derisa të arrini objektivin që i keni caktuar vetes.
Jini tolerantë me veten gjatë kësaj faze dhe mos e kritikoni veten nëse ndodh që një natë të vonoheni më shumë seç duhet. Mbani mend se përjashtimet janë ato që konfirmojnë rregullin.
Një rekomandim i fundit
Për të vazhduar përpara drejt çdo synimi, përfshirë këtu dhe dëshirën për t’u kthyer në një person që çohet në ag, është jetike të keni një motiv të fortë dhe ta përforconi rregullisht atë.
Prandaj, reflektoni se si do të transformohej përditshmëria juaj nëse do të nisnit të zgjoheshit më herët. Hidhini në letër të gjitha dobitë që do të përfitonit dhe rilexojeni këtë listë sa herë që ju vjen mendimi të dorëzoheni. Kështu do ta mbani gjallë motivimin për të qenë i palëkundur në rrugën tuaj.
Kryeministri Edi Rama, ka pranuar problemet e administratës shtetërore, teksa përmendi rastin e një fermeri nga Lushnja, i cili priste…
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka pritur në selinë e KFOR-it…
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Rregulloren e Brendshme për Mbrojtjen…
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka realizuar një vizitë zyrtare në Strugë dhe Dibër, në…
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor për mosdeklarim të pasurisë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim…
Pavarësisht pranisë së madhe të vendeve evropiane në listë, Singapori ka ruajtur vendin e parë në Indeksin e Pasaportave Henley…