lifestyle

Përfitime të panumërta, mjafton të ndaloni për 30 ditë konsumimin e bukës

Për ne shqiptarët buka është njëlloj si qershia mbi tortë, është ajo që i jep gjithçkaje. Në tryezë mund të kesh çdo gjë të mirë të mundshme, por sigurisht që asnjë pjatë nuk shijon njëlloj pa pak bukë, për të mos harruar këtu që mamatë dhe gjyshet tona e hanë bukën edhe me djathë, shalqi, rrush të bardhë apo edhe fiq (ok, jo të gjitha, por e imja shkon edhe më tej).

Por çfarë ndodh me trupin e njeriut në qoftë se vendosni të mos hani bukë për të paktën një muaj? Zbulojeni si më poshtë.

Të lidhura

None found

Do të bini nga pesha: buka është e pasur me karbohidrate të rafinuara, gjë e cila çon në akumulim të ujit në trup. Është vlerësuar që çdo gram karbohidratesh që hani grumbullojnë 3-4 gram ujë.

Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë dhe të akumuloni yndyrë, sidomos rreth zonës së barkut.

Përmirësoni sistemin tretës: Gluteni, karbohidratet e rafinuara dhe përbërësit e tjerë që gjenden në bukë ju bëjnë të ndiheni më të fryrë. Ato ngadalësojnë tretjen e ushqimit gjithashtu. Eleminimi i bukës për një muaj do të përmirësonte ndjeshëm punën e sistemit tretës dhe do të riaktivizionte metabolizmin tuaj.

Fibrat e gjendura me shumicë tek buka, jo vetëm që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, por zvogëlojnë dhe rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kronike.

Do të keni luhatje të humorit: Nëse ju i thoni “JO” drithërave të shëndetshme i keni thënë jo, neurotransmetuesve si serotonina që ju bën të ndiheni mirë. Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trurit. Kur një person eleminon karbohidratet, ai do të ndihet i lodhur, i plogësht dhe do të shfaqë probleme me pagjumësinë.

Rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2: Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, drithërat mund të përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2, kështu që duke eleminuar bukën rrisni rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje.

të fundit

Mbi 40 mijë aplikime për t’u bërë agjent sekret në Argjentinë, brenda 24 orëve

Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë…

4 minutes ago

Durmishi nuk pranon ftesën e Shqipërisë U-19, ndërsa Sllovenia U-21 e kërkon

Arman Durmishi nuk është përfshirë në listën e Kombëtares U-19 për dy ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë përballë Qipros…

4 minutes ago

Jonida Maliqi e quajti të mbivlerësuar vokalisht, Rozana Radi i përgjigjet: “Do të ishte film

Jonida Maliqi ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në puntatën e kësaj të shtune, ku u ndal edhe…

4 minutes ago

SPAK nis hetimet për “Albanian Files”/ Ina Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! Ekspozon Shqipërinë si plaçkë private për interesa klienteliste

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj…

6 minutes ago

Denoncoi “Albanian Files”, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei shoqërohet në polici

Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…

19 minutes ago

Danillovski warns of measles risk: only five cases, but vaccine coverage is falling

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

20 minutes ago