lifestyle

Përdoret nga 80% e familjeve shqiptare, ekspertët: A është e dëmshme ngrohja me sobë me dru

Prej vitesh jemi dhe vazhdojmë të ngrohemi me soba druri. Kryesisht zonat jug-lindore dhe ato veriore të vendit vazhdojnë të mbajnë gjallë traditën e sobës së drurit, ku zjarri fillon të ndizet në muajin nëntor dhe fiket në muajin mars. Teknologjia e një sobe druri ka avancuar, sipas kërkesave të konsumatorëve.

Çdo familje, konsumatore e sobave me dru, sipas pikave të shitjes së lëndës dru zjarri, konsumon nga 4.000-10.000 lekë të reja në muaj. Sipas INSTAT, për vitet 2015-2016 në Shqipëri prodhime druri dhe letre janë eksportuar 3% dhe importuar 4%. Megjithatë, nga burime të ndryshme informacioni, zakonisht banorët e zonave periferike apo fshatrave përreth zonave pyjore arrijnë të sigurojnë lëndën drusore për gatim dhe ngrohje duke shkuar nëpër pyje, zakonisht natën dhe duke shmangur kështu vlerën e blerjes.

Të lidhura

None found

Kush ka mundur të kalojë në qytetet Pogradec dhe Korçë, përgjatë periudhës së dimrit, në të ngrysur, në qytet sheh smogun e krijuar nga sobat e drurit, ku thuajse të gjitha familjet i përdorin për ngrohje. Vazhdon të zgjidhet ende soba e drurit për ngrohje për të ruajtur traditën apo është e vetmja mënyrë ngrohje, të cilët qytetarët mund ta përballojnë?

Ndotja e ajrit brenda shtëpisë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 3 miliardë njerëz në të gjithë botën gatuajnë ose ngrohen me lëndë djegëse të ngurta (dru ose qymyrgur) ose gatuajnë sipër flakëve. Ky lloj gatimi, i bashkuar edhe me ajrosjen e dobët, çon në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit brenda shtëpisë, që mund të kontribuojë kështu në zhvillimin e kancerit të mushkërisë. Gratë dhe fëmijët janë më të rrezikuar nga ndotja e ajrit brenda shtëpisë.

Për të mbrojtur shëndetin kanë reaguar edhe institucionet e BE-së. Që prej gati 15 vitesh kufiri ditor prej 50 mikrogramë grimca për metër kub ajër që thithet nuk mund të tejkalohet në më shumë se 35 ditë në vit. Përveç shumë masave mjedisore për kontrollin e ndotjes nga trafiku i makinave, masa të rrepta janë marrë edhe për sobat e drurit.

Çfarë mund të bëjmë ne, me kushte aspak të favorshme ekonomike, me mungesë të theksuar politikash apo programesh specifike për ngrohjen me lëndë djegëse?! Subvencionimi jo vetëm i disa kategorive, por i të gjitha kategorive për energjinë elektrike përgjatë muajve të dimrit, përdorimi i teknologjisë HVAC (Sistemet e Ngrohjes Qendrore) nxitja e përdorimit të peletit për ngrohje, termo-izolim për të gjitha banesat e qyteteve dhe jo vetëm, nxitje të përdorimit të paneleve diellore, përdorimin e sistemit të ngrohjes qendrore, do të ulte ndjeshëm ndotjen e ajrit të qyteteve tona. Nuk janë vetëm Korça dhe Pogradeci qytete që përdorin sobat e drurit për gatim dhe ngrohje, zonat periferike të Tiranës “stolisen” nga fjollët e tymit të oxhakëve ditëve të ftohta të dimrit.

të fundit

Hyseni: Qasja këshilluese e ATK-së uli ndëshkimet për bizneset me 7 deri në 8 për qind

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka thënë se ndëshkimet ndaj bizneseve janë ulur për rreth 7 deri…

1 minute ago

Radoiçiqi shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit, Shala: Çfarë sinjali përcillet për Kosovën

Milan Radoiçiqi, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime dhe që është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së…

3 minutes ago

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Gjirokastër, lënda plasëse dyshohet se u aktivizua në distancë

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, ndërsa…

6 minutes ago

Tragjedi në Itali, 33-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë bashkë me foshnjën pasi shkoi dy herë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Castellammare di Stabia, pranë Napolit në Itali, ku një grua 33-vjeçare, shtatzënë…

6 minutes ago

Derbi i kryeqytetit luhet SOT për prestigj dhe ndryshimin e fatit

Partizani - Tirana, nga edicioni i kaluar Partizani dhe Tirana do të përballen ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme…

12 minutes ago

Qorrolli i kërkon Ramës të tregojë kush ia financoi udhëtimin në New York

Vigan Qorrolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka reaguar ndaj Përparim Ramës përmes një shkrimi në Facebook, duke ngritur pikëpyetje…

18 minutes ago