lifestyle

Për fytyrën e pastër që ëndërroni, mjafton të largoni këtë përbërës të përditshëm nga jeta juaj

Përfitimet kryesore shëndetësore të konsumimit të qumështit përfshijnë forcimin e eshtrave dhe dhëmbëve. Sidoqoftë, ai është i rëndësishëm për fëmijët kur ata fillojnë të rriten.

Të rriturit nuk kanë domosdoshmërisht nevojë për qumësht për të mbajtur një jetë të shëndetshme, veçanërisht nëse e zëvendësojnë atë me ushqime të tjera që përmbajnë lëndë ushqyese thelbësore.

Të lidhura

None found

“Bright Side” ka zbuluar se çfarë mund t’i ndodhë trupit tuaj nëse ndaloni së konsumuari qumësht gjatë jetës së përditshme.

Produktet e qumështit mund të jenë shkaktarë të migrenës. Pra, nëse nuk jeni të stresuar, flini mirë dhe keni kufizuar konsumin e kafesë, por përsëri keni dhimbje koke, qumështi mund të jetë përgjigjja.

Ka shumë hormone tek produktet e qumështit që mund të bien ndesh me tuajat. Kur përzihen këto hormone, kjo çon në ndryshime të humorit. Pra, nëse konsumoni më qumësht apo produktet e tij, nuk do të ekspozoheni ndaj këtyre hormoneve shtesë dhe ndoshta mund të bëheni më të qëndrueshëm emocionalisht.

Rezulton se 65% e të rriturve kanë një aftësi të reduktuar për të tretur laktozën. Kjo do të thotë që konsumimi i qumështit çon në fryrje të stomakut, gazra dhe diarre. Nëse e përjetoni shpesh, ju mund të jeni një nga këta njerëz intolerantë ndaj laktozës. Flisni me një profesionist shëndetësor për të kuptuar dietën tuaj të re. Kur rregulloni dietën në përputhje me rrethanat, ju mund të ndjeheni më mirë dhe më të shëndetshëm.

Njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj qumështit, por që ende e konsumojnë atë, ka të ngjarë të kenë puçrra. Rezulton se produktet e qumështit përmbajnë hormone të ndryshme që stimulojnë zhvillimin e akneve. Pra, nëse e keni këtë problem, përpiquni të rregulloni dietën tuaj dhe të eliminoni qumështin.

Pavarësisht këtyre, qumështi është i pasur me kalcium, proteina dhe vitamina D dhe B12. Edhe pse këto janë më të rëndësishmet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, ju gjithsesi duhet të siguroheni që po i merrni këto lëndë ushqyese. Nëse jo, mund të sëmureni më lehtë. Pra, nëse vendosni të eliminoni qumështin, përpiquni ta zëvendësoni me produkte të tjera që janë të pasura me këto përbërës si sardelet, salmoni dhe qumësht me bazë bimore.

të fundit

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

3 hours ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

3 hours ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

3 hours ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

3 hours ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

3 hours ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

3 hours ago