Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alkoolit dhe drogës apo edhe gabimeve të momentit. Kjo është edhe arsyeja pse në mbarë botën, aksidentet e rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve.
Ne e dimë shumë mirë se çfarë nuk duhet të bëjmë gjatë vozitjes – e kemi dëgjuar, e kemi lexuar, kemi parë nga përvoja personale se çfarë duhet të shmangim. Çështja është se teksa shoferi ka një përgjegjësi të madhe, edhe pasagjerët duhet të jenë të kujdesshëm. Pra, në këtë artikull do ju sjellim gjënë kryesore që duhet të shmangni kur jeni pasagjer, për sigurinë tuaj.
Sado që ju pëlqen, në asnjë rrethanë nuk duhet të vendosni këmbët tuaja në kroskotin e makinës. Të relakson dhe ndihesh sikur je në një film të Tarantinos, por në rast aksidenti, ka një mundësi të madhe për një lëndim serioz – dhe kur themi serioz, nënkuptojmë një ndryshim jete.
Ndërsa airbag-ët na mbrojnë nga dëmtimet e kokës dhe bustit, në rast përplasjeje, ata shpërthejnë nga kutia e tyre. Kjo do të thotë që nëse i keni këmbët tuaja mbi kroskot, ai do t’i shtyjë ato prapa dhe ju jeni në gjendje që të imagjinoni se çfarë do të ndodhë më pas…
Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi i cili pritet të…
Muaji i fundit i verës sjell një spektakël të plotë yjor. Nga retrogradet tek eklipset, gjithçka na shtyn të forcojmë…
Një grup i madh artistësh kanë bërë një thirrje të qartë për të tërhequr ftesën për aktorin dhe producentin skocez,…
Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur…
Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur sot dyert e mortit pasi dy motrat Elvisa dhe Rozina, përkatësisht 22 dhe 20…
Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir ka rritur tonin e paralajmërimeve të tij në lidhje me planin për të marrë…