Pedro Pestana është vlerësuar për vendimin e marrë pas shitjes së kompanisë së tij teknologjike, Marosa, për shumën prej 112 milionë eurosh.
Pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë shumëkombëshe Wolters Kluwer, ai zgjodhi të ndante 4 milionë euro nga përfitimi i tij me punonjësit që kishin ndihmuar në rritjen dhe suksesin e biznesit.
None found
Në total, nga kjo ndarje përfituan 120 punëtorë. Pagesat iu dhanë jo vetëm stafit me vite përvojë në kompani, por edhe atyre që ishin punësuar kohët e fundit, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
“Marosa u ndërtua falë punës së palodhshme të shumë njerëzve. Ndarja e përfitimit nga shitja është një mënyrë për ta vlerësuar kontributin e tyre dhe për t’u kthyer një pjesë të asaj që ndihmuan të krijohej”, deklaroi Pestana.
Biznesmeni theksoi në mënyrë të veçantë rolin e punonjësve të parë, të cilët i qëndruan pranë kompanisë në kohën kur ajo ishte ende një biznes i vogël në zhvillim.
Me këtë hap, Pestana synoi që rezultati financiar i shitjes të mos përfitonte vetëm prej tij, por të ndahej edhe me të gjithë personat që kishin dhënë kontribut në ndërtimin e Marosës, pa marrë parasysh sa gjatë kishin punuar aty.
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të ndërmarrin hapat për largimin e drejtuesve të institucioneve që janë nën varësinë…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kthimit në Kuvend për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, nga…
Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për median Middle East Eye në lidhje me protestat kundër qeverisë që kanë përfshirë vendin…
Qytetarët edhe pasditen e kësaj të enjte po vijonë të qëndrojnë para ambienteve të Kryeministrisë në protestën studentore e cila…
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të ndërmarrin hapat për largimin e drejtuesve të institucioneve që janë nën varësinë…
Këtë të martë Tomi dhe Ade me origjinë nga Nigeria, por që prej vitesh jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, vendosën…