Kerry Adams, 49 vjeçe, nga Staffordshire, tregoi si iu përgjigj ndarjes nga ish-partneri me atë që e quajti “hakmarrje të vogël”.
None found
Gjatë muajit të fundit që jetuan nën të njëjtën çati, ajo e la ngrohjen ndezur pa ndërprerje, në 28°C, duke e ditur se nuk do t’i paguante faturën.
Një tjetër veprim ndodhi në kuzhinë. Ish-partneri i kishte thënë se mund të merrte gjithçka për të cilën kishte paguar, ndaj Kerry çmontoi dorezat e dollapëve dhe i mori me vete. Kur ai i kërkoi t’ia blinte sërish, ajo nuk pranoi, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Kerry tha edhe se i kishte hedhur në kosh të brendshmet e markave Calvin Klein dhe Armani, pasi ish-partneri i kërkoi t’ia lante.
Rrëfimi u përhap me shpejtësi në Instagram, ku shumë njerëz treguan përvojat e tyre me “hakmarrjen” pas ndarjeve.
Sot, Kerry e kujton ngjarjen me humor dhe thotë se, megjithë dhimbjen që solli ndarja, jeta e saj është përmirësuar. “Tani do ta falënderoja, sepse sinqerisht besoj se jeta ime është më e mirë pa të”, tha ajo./Klankosova.tv
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special kërkesë për caktimin e masës…
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një…
Pesë shtetas britanikë, të moshave 23 deri në 25 vjeç, janë arrestuar pranë bazës ajrore RAF Fairford në Gloucestershire, në…
Një grua u vra dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një dron rus goditi të hënën, më 28…
U pushua nga puna pasi fjeti në saunë, gruaja tani kërkon dëmshpërblim — Klan Kosova [...]Read More...
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shpërthyer në kritika ndaj mënyrës se si Partia Demokratike po bën opozitë, ndërsa ka drejtuar…