lifestyle

“Parandalon një sërë sëmundjesh dhe disa lloje kanceresh”, Dr. Albana Daka flet për rëndësinë e dietës mesdhetare

Mjekja nutricioniste Albana Daka foli këtë të hënë në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit për rëndësinë e dietës mesdhetare. Duke folur me moderatorin Alban Musa, Dr. Albana tha se dieta mesdhetare ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh si të zemrës, trurit por dhe disa lloje kanceresh.

“Parandalon një sërë sëmundjesh. Nëse kemi një regjim të mirë, nisim një dietë mesdhetare që në moshë të hershme, mund të parandalojmë sëmundje të zemrës, hipertensionit, goditjes në tru. Parandalon gjithashtu osteoporozën, e cila fillon në menopauza.

Të lidhura

None found

Ka shumë studime që tregojnë se parandalon sëmundjet e kancerit të zorrës dhe gjirit. Dominohet nga ushqime me origjinë bimore, perimet, frutat, drithëra të plotë duke integruar mishrat në mënyrë të moderuar. Duhet t’i jepet prioritet mishrave te bardhë dhe peshkut.

Mishi i kuq jo më shumë se dy herë në javë. I duhet dhënë prioritet erëzave duke ulur nivelin e kripës. Duke integruar erëzat në në kuzhinë, ulet ndjeshëm ndjesia për kripë. Duhet marrë vaji i ullirit por në sasi të moderuar. Bulmetrat duhet të jetë në sasi të moderuar.”, tha Dr. Albana.

Ajo shtoi më tej se dieta mesdhetare ndihmon gjithashtu dhe në mirë menaxhimin e diabetit.

“Mirë menaxhon kur është vendosur diabeti sepse janë karbohidrate me indeks glicemik të ulët. Ka një përqindje të karbohidrateve komplekse 40-65 përqind që merren nga perimet dhe frutat.

Merren dhe fibra që janë prioritet i sistemit tretës. Kjo bën që të kemi një sistem tretë të shëndetshëm, kemi proteina deri në 15 përqind. Kjo dietë dominohet nga proteinat bimore, të cilat janë bishtajore prezente në dimër dhe verë. Kemi një regjim pafund me ngjyra.

Në këndvështrimin psikologjik, është e bukur për syrin dhe aq më e pranueshme është dhe për receptorët e shijes. Është e pasur me antioksidantë, të cilat kanë një kontribut të madh në organizëm sepse ulin radikalet e lira dhe e mbajnë organizmin të shëndetshëm. Por duhet monitoruar dhe sasia“, tha mjekja.

Ajo shpjegoi se bulmetrat nuk duhen më shumë se një vakt në ditë. Mishi i kuq nuk duhet konsumuar më shumë se 2 herë në javë, pasi sipas studimeve, konsumi i tepërt lidhet me kancerin e traktit tretës. Një kujdes duhet ndaj sheqernave të procesuara, pasi aty kanë gjenezën shumë sëmundje.

të fundit

Skandali i mbetjeve toksike, largohet administratorja e Albchrome

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…

4 minutes ago

Nudizëm, lojëra për të rritur dhe kushte të rrepta: si do të zhvillohet kroçera e pazakontë në Karaibe

Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…

11 minutes ago

Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

12 minutes ago

Ilire Dauti i përgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët përbëjnë mbi gjysmën e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

16 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 20 specializantë deri në fund të vitit

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

16 minutes ago

Në thellësitë e “Zeptoverse”-it, CERN zbulon ndërveprime 100 miliardë herë më të vogla se atomi

Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…

22 minutes ago