Trupat e dy qenieve të supozuara “jo-njerëzore” u prezantuan këtë të martë në një seancë dëgjimore publike në Kongresin e Mexico City. Ata u prezantuan nga gazetari dhe ufologu Jaime Maussan. Trupat, sipas tij, janë mbetje të fosilizuara të individëve jashtëtokësorë që datojnë 1000 vjet më parë.
“Ata janë dy trupa të mumifikuar” – shpjegoi Maussan – “të gjetura në 2017-ën në Peru. Kanë vetëm tre gishta në secilën dorë dhe koka të zgjatura”. Duke folur nën betim në pallatin legjislativ të San Lazaro, Maussan deklaroi: “Këta ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor… Këto nuk janë qenie të gjetura pas rrëzimit të një UFO-je. Ato u gjetën në miniera ku ishin fosilizuar”.
Deklaratat u bënë gjatë një seance dëgjimore në Kongres për fenomene anormale të paidentifikuara, e cila u zhvillua disa javë pas seancës dëgjimore në SHBA.
“Është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë”, – tha Maussan, “Unë besoj se është një demonstrim i qartë i faktit që kemi të bëjmë me ekzemplarë jo-njerëzorë, që nuk lidhen me asnjë specie tjetër të botës sonë dhe se çdo shkencë institucionale mund ta verifikojë atë.”
“Ne nuk jemi vetëm në universin e gjerë. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet” – tha Maussan, i cili argumentoi se publiku ka të drejtë të mësojë për qeniet dhe teknologjitë jo-njerëzore.
Maussan vuri në dukje se ekzemplarët u analizuan nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës ku shkencëtarët ishin në gjendje të nxirrnin ADN-në dhe të përdornin datimin e radiokarbonit për të përcaktuar moshën e tyre.
Ufologut iu bashkua në seancë edhe toger Ryan Graves, një ish-pilot i marinës amerikane që dëshmoi në seancën dëgjimore të Kongresit të SHBA në korrik si dhe Avi Loeb, një profesor i astrofizikës në Harvard.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, duke…
Pas një debati të ndodhur mes Inës, e cila ka sulmuar Brikenën dhe Kristin duke folur me ironi ndaj tyre…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e…
Debatet kanë qenë të ndezura në ditët e fundit në shtëpi pas Prime-t të fundit. Një përplasje ishte dhe ajo…
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Karl Topia” ku një automjet tip…
Pas njoftimit të Bashkimit Evropian se në janar do të nisë heqja graduale e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, janë rihapur…