lifestyle

Omicron apo thjesht ftohje? Këto simptoma po ngatërrojnë edhe vetë mjekët

Më 23 nëntor 2021, një variant i ri i Koronavirusit, u identifikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Mjekët afrikanë të Botsvana-s, vendi ku edhe u shfaq për herë të parë, e konsideruan të rrezikshëm për shkak të numrit të lartë të mutacioneve, plot 30 të tilla në proteinën “spike”, dhe rezistencës së lartë ndaj sistemit imunitar.  Sipas tyre simptomat e Omicron, janë të ndryshme nga variantet e mëparshme.

Së fundmi, një grup shkencëtarësh britanikë kanë studiuar shenjat e zakonshme të tij, të cilat përfshijnë dhimbje të fortë fyti, një kollë të thatë të vazhdueshme, lodhje ekstreme, dhimbje muskulore dhe djersitje. Madje sipas tyre, mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis COVID-19 dhe ftohjes së zakonshme pa testim PCR.

Dhimbja e kokës 

Sipas shkencëtarëve dhimbja e kokës për shkak të COVID, shfaqet në të dy anët e saj dhe jo në një zonë, mund të zgjasë më shumë se tre ditë dhe ka tendencë të jetë rezistente ndaj qetësuesve të zakonshëm.

Rrjedhje hundësh 

Rrjedhja e hundëve është simptoma e dytë më e zakonshme e raportuar pas dhimbjeve të kokës, me gati 60% të atyre që rezultuan pozitivë me Omicron.

Dhimbje fyti 

Shumë njerëz me Covid ankohen se kanë dhimbje të fytit që i ngjajnë atyre kur jeni thjesht të ftohur. Dhimbja e fytit e lidhur me Covid ka tendencë të jetë e fortë dhe nuk zgjat më shumë se pesë ditë, kështu që një dhimbje shumë e fortë e fytit që zgjat më shumë mund të jetë diçka tjetër.

Humbja e nuhatjes 

Ky mbetet treguesi më i fortë i infeksionit Covid, pavarësisht nga mosha, gjinia apo ashpërsia e sëmundjes tek një person. Ndërsa të sëmurët mund të mos e humbin plotësisht shqisën e nuhatjes, ajo mund të ndryshojë dhe ata mund të mos jenë në gjendje të nuhasin gjërat me një aromë të fortë. Mund të ndikohet edhe shqisa e shijes.

të fundit

Zbulohet data kur do të mbahet Asambleja e PS-së, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e enjte, më 11 shtator, për të shpallur…

12 minutes ago

“Albin Kurti do të jetë i vdekur”- ​grafite kanosëse ndaj Kurtit në veri të Mitrovicës

Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin…

38 minutes ago

Aksident në Lushnje/ Makina përfundon në kanal, plagosen tre persona

Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në segmentin e autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur “ Vajkan”. Një…

52 minutes ago

Statistikat e Eurostat/ Berisha: Paga minimale në vend nuk ka ndryshuar, paga më e lartë 15 herë më e madhe se ajo minimale

Pas publikimit të të dhënave të Eurostat, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar duke denoncuar pabarazinë e thellë në…

1 hour ago

Fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton nisin vitin e ri shkollor përpara një ndryshimi të madh familjar

Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë rikthyer në bankat e shkollës më 3 shtator, duke nisur një vit…

1 hour ago

Tërmeti me mbi 1.400 viktima në Afganistan, dërgohen ndihma nga ajri, vijon kërkimi për të mbijetuarit nën rrënoja

Afganistani dërgoi ndihma nga ajri të mërkurën për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e shtëpive në zonat malore lindore…

1 hour ago