Gjatë Prime të sotëm, Gerta ka akuzuar Rozanën se e ka tallur me bashkëshortin e saj. Nga ana tjëtër Rozana pretendon se ka qenë Gerta e para që ka nisur me fyerje dhe provokime.
Gerta u shpreh se ndjehej e lënduar nga talljet e Rozanës dhe se kjo situatë e krijuar e ka ngarkuar shumë emocionalisht. Madje debati agravoi deri në pikën sa moderatorja i kujtoi këngëtares viktimizimin që bën përsa i përket problemeve shëndetësore që ka.
None found
Pjesë nga debati:
Rozana: Unë nuk e di çfarë ka kjo grua me mua. Nuk kam qenë e para që e kam fyer. Ka nisur ajo me gjërat e mia. Nuk e njoh fare bashkëshortin, ashtu siç pretendon Loredana që jam xheloze për burrin e Gertës. Më tha mua pse hyj në Dhomën e Rrëfimit. E tillë është loja. Unë nuk ja kam matur kurrë kohën në Dhomën e Rrëfimit Gertës. Nuk kam parë dhe nuk dua të shoh një grua si puna jote që të denigrojë të gjithë vajzat e shtëpisë. Me ty e kam mbyllur. Nuk jam e detyruar të të tregoj ty çfarë ilaçesh marrë, sepse janë hallet e mia. Këtu e mbyllim bashkë.
Gerta: Unë hallet e mia i kam lënë jashtë. Unë nuk luaj me hallet e mia. Ti ke ardhur të luash me hallet e tua këtu? Në momentin që kam marrë parfumin atë ditë, isha shumë e përmalluar sepse më kishte marrë malli për familjen time…
Doja të tregoja ndjesinë time dhe talljen që kisha nga Rozana. Ajo erdhi dhe filloi të tallej. Ndjesitë e mia ishin shumë delikate. U preka se si e tallën këto marrëdhënien time me bashkëshortin. Ishte Egli e para që më tha shtrëngo parfumin.
Rozana: Dil në temë, sepse je e aftë të manipulosh çdo gjë. Ti s’je as për t’u dëgjuar.
Gerta: Rozana sa herë ka një debat ose diskutim, menjëherë nuk qëndron këtu dhe shkon në Dhomën e Rrëfimit. Paragjykoj Rozanën si lojtare. Në momentin që Rozana shkon të qajë…
Rozana: Po gënjen.
Gerta: Pse të gënjej kur sa herë kemi debate ose diskutime, shkon në Dhomën e Rrëfimit dhe e tregon historinë atje. Për mua është një lojtare e dobët dhe nuk e përballon dot këtu. Unë një lojtare e klasifikoj nga Dhoma e Rrëfimit. Sa i takon ilaçeve, Rozana ankohet gjithë kohës në shtëpi. Sa herë e ndjen veten e lodhe, fillon më dhemb koka, më dhemb stomaku…
Rozana: Edhe këtë e the?!
Gerta: Mua më duket viktimizim dhe për këtë më duket lojtare e vogël.
Lehtësimi i rregullave të Bashkimit Evropian për emetimet e dioksidit të karbonit nga veturat mund të ketë pasoja të kundërta…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lavdëruar nivelin e pjekurisë së ekipit për zhvendosjen e shpejtë të fokusit drejt…
Avokati i Popullit do të jetë aktiv të dielën prej orës 07:00 deri në ora 19:00, periudhë kur edhe do…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar…
Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…
Prishtina ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Llapi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të…