Nëse së fundmi keni bërë mjaft vizita në fizioterapistë të ndryshëm dhe sërish nuk ndjeni përmirësim, arsyeja mund të jetë mosekzaminimi i mirë i problemit që keni. Fizioterapistja Keja Tani, e ftuar në emisionin “Ditë e re”, i zbulon se si mund ta kuptoni nëse fizioterapisti që keni shkuar është i mirë apo jo.
“Është shumë i rëndësishëm komunikimi dhe vizita e parë, pra ekzaminimi i problemit. Ne mjekët bëjmë një ekzaminim shumë të hollësishëm.
Një fizioterapist është i mirë kur bën një ekzaminim të gjerë, diskuton dhe komunikon me pacientin, i shpjegon problemin që ka dhe e edukon çfarë nuk duhet të bëjë, çfarë duhet të bëjë gjatë kohës që është në shtëpi, sesa një fizioterapist që nuk komunikon gjatë vizitës dhe të thotë se s’bën duhet të bësh 10 seanca,” u shpreh ajo.
Sipas fizioterapistes, ky përcaktim është i gabuar, pasi nuk ekziston një numër fiks seancash. Trupi i secilit prej nesh reagon ndryshe.
Fizioterapistja Keja Tani prek dhe një problem themelor sa i takon metodave që përdoren në Shqipëri për fizioterapinë: “Një problem madhor në Shqipëri është dhe bërja e seancave vetëm me aparatura ose vetëm me dorë. Aparatura janë shumë të mira, por vetëm përdorimi i tyre është si të pish Ibuprofen, duke e kamufuar sëmundjen”, – shpjegoi ajo.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…