lifestyle

Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Pavarësisht nëse keni filluar të ndiqni planin tuaj për rënien nga pesha, apo keni javë të tëra që përpiqeni, ka disa zakone që duhet t’i shmangni me çdo kusht.

Nuk po kontrolloni ushqimin që konsumoni
Pavarësisht nëse një lloj ushqimi i caktuar konsiderohet një “i shëndetshëm” apo jo, nëse konsumohet në sasi të shumta mund të ngadalësojë rezultatet që dëshironi të merrni. Prandaj këshillohet të kontrolloni e sasinë që konsumoni, në mënyrë që të dini se sa kalori po merrni gjatë ditës dhe të minimizoni ngrënien e tepërt.

Po anashkaloni vaktet
Anashkalimi i vakteve ju bën më të prirur të bëni zgjedhje të gabuara ushqimore nga uria. E për më tepër kjo do të thotë që ju të mos merrni vlera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë që të funksionojë në mënyrë të shëndetshme.
Po konsumoni pije me sheqerna
Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa kalori dhe sheqerna të shtuar kanë shumica e pijeve. Konsumimi i tepërt i sheqerit jo vetëm që mund të çojë në shtim peshe, por edhe konsumi i alkoolit, në veçanti, mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e një pushimi të mirë dhe rikuperimit pas stërvitjes tuaj. Sa më pak të pushoni, aq më shumë ka gjasa që të grumbulloni kilogramët e tepërt.

I jepni përparësi ushtrimeve dhe jo të ushqyerit
Stërvitja është diçka e rëndësishme për çdo program për humbje peshe, por duhet të ketë një ekuilibër midis stërvitjes dhe ushqimit. Pavarësisht se sa kohë keni që bëni stërvitje, nëse ushqimi që konsumoni është i lartë në kalori, nuk do të humbni peshë. Ju duhet të digjni më shumë kalori sesa konsumoni.

Tags: kileteper

të fundit

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do të vazhdoj betejën, edhe pse kjo do të zemërojë kolegët

Rinumërimi i votave në qarkun e Durrësit, nuk solli asnjë ndryshim mandatesh mes forcave politike. Ajo që humbi më tepër…

7 minutes ago

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën, ja kush do ta drejtojë

Kyeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum pronarëve të bareve dhe restoranteve në Vlorë për lirimin e trotuareve në zonën…

22 minutes ago

Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i bën thirrje…

42 minutes ago

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës pas kritikave të Ramës/ Flet Ermal Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar, çdo punonjës në “skaner”

Task Forca, ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga…

1 hour ago

Po pres avionët F-35 nga Trump/ Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

Gjatë bisedës me gazetarët që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka…

2 hours ago

Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse! Ja sa paguhet për një natë

Fituesi i edicionit të katërt të "Big Brother VIP Albania 4", Gjesti, po e shijon jetën pas këtij rrugëtimi. Ai…

2 hours ago