lifestyle

Nuk keni kryer marrëdhënie për një kohë të gjatë, cilat janë efektet

Nuk ka asgjë të keqe të mos bësh seks, thekson Janet Brito, një terapiste e certifikuar e seksit dhe themeluese e Qendrës për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues. Brito, e cila është përmendur në shumë artikuj nëpër media si Huffington Post, Thrive dhe Healthline, thotë se “nëse jeni plotësisht i painteresuar për seksin, nuk keni pse ta bëni!”

“Asgjë nuk do të “prishet” ose “plaket” vetëm sepse nuk po bëni seks. Më e rëndësishmja, të qenit thjesht dhe plotësisht i painteresuar për aktivitetin seksual është një zgjedhje që duhet të respektohet.”

Të lidhura

None found

Pra, në një botë që flet shumë për seksin, mund të jetë e dobishme të kuptosh se çfarë do të thotë që të mos bësh seks dhe si t’ua shpjegosh atë të tjerëve. Ja çfarë shkruan ajo:

Çfarë do të thotë nëse nuk dëshiron kurrë të bësh seks?

Sipas hulumtimeve të psikologjisë për adoleshentët, një vetëdije për interesin dhe dëshirën seksuale mund të zhvillohet gjatë pubertetit, por kjo nuk ndodh për të gjithë. Për disa njerëz, interesi për seks thjesht nuk zhvillohet kurrë.

Në një botë “hiperseksuale”, njerëzit që janë aseksualë mund të besojnë se kanë “të meta”. Sidoqoftë, aseksualiteti nuk konsiderohet si mosfunksionim seksual. Hulumtimi mbi aftësinë e trupit për t’iu përgjigjur stimujve seksualë zbuloi se nuk kishte dallime fiziologjike midis aftësive të grave heteroseksuale ose aseksuale.

Më e rëndësishmja, ka shumëllojshmëri në seksualitet. Të gjithë janë ndryshe. Të tjerë kanë zgjedhur të mos bëjnë seks për shumë arsye (celibacy).

Edhe nëse vazhdimisht dëgjoni për përfitimet shëndetësore të seksit, moskryerja e marrëdhënieve seksuale mund të ofrojë përfitime të ngjashme, përmes hapësirës për të zbuluar interesa të reja, qoftë përmes fantazisë seksuale apo duke provuar aktivitete joseksuale që ju gëzojnë; duke u përqendruar te organet jo-gjenitale etj.

Nëse keni humbur interesin dhe ndaloni të bëni seks

Mund të nënkuptojë një kohë rinovimi. Një kohë për të zbuluar botën dhe për t’u argëtuar në mënyra të reja. Ose një periudhë e të qenit i sinqertë me veten.

Nëse në një moment keni ndjerë dëshirë seksuale dhe keni bërë përpjekje për të përmbushur nevojat seksuale dhe tani keni humbur interesin, kjo është krejtësisht në rregull. Ju nuk keni gjithmonë nevojë të dini pse interesat kanë ndryshuar.

Të mos duash të bësh seks nuk është një gjë e keqe, përveçse nëse e besoni se është diçka e keqe dhe fillon të ndikojë në shëndetin mendor ose fizik.

Nëse vërtet jeni të interesuar ta kuptoni, atëherë qëndroni të hapur, kurioz dhe mos gjykoni veten. Nëse ndiheni keq që keni humbur interesin ndaj seksit, punoni për të kuptuar se çfarë ju shkaktoi humbjen e interesit.

Është shumë e rëndësishme që të jesh i sinqertë me veten për atë që do të thotë të jesh aktiv seksualisht – ose nëse duhet të jesh. Mos bini në presion nga të tjerët, por gjeni kohë për të njohur veten, për të kuptuar nevojat tuaja dhe si t’i komunikoni ato tek të tjerët.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

2 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

2 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

2 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

2 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

2 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

2 hours ago