lifestyle

Nuk jeni infektuar asnjëherë me Covid? Ju mund të keni “çelësin” për të mposhtur virusin

Në këtë fazë të pandemisë, njerëzit mund të jenë të imunizuar për shkak të vaksinave, një infeksioni të kaluar ose kombinimi i të dyjave. Ekzistojnë gjithashtu prova që, në raste të rralla, disa njerëz mund të jenë imun ndaj Covid-it pa infeksion ose vaksinim.

Mutacionet e shpeshta të koronavirusit dhe fakti që imuniteti zbehet me kalimin e kohës e bëjnë të vështirë të dallosh se sa njerëz janë të imunizuar në çdo moment.

Të lidhura

None found

Ekspertët thonë se njerëzit me të ashtuquajturin “super imunitet”, që duken rezistent ndaj virusit pa vaksinim, mund të kenë përgjigje për pyetjet e rëndësishme se pse disa njerëz sëmuren kaq shumë, ndërsa të tjerët jo. Ekzaminimi i këtyre rasteve mund të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e vaksinave dhe terapive më pak të ndjeshme ndaj mutacioneve virale.

Mund të jetë e vështirë të besohet se në këtë fazë të pandemisë kaq shumë njerëz ende nuk janë infektuar kurrë. Ndoshta ishin asimptomatikë dhe nuk e dinin se ishin të infektuar, ose, pavarësisht ekspozimit ndaj virusit, ata thjesht nuk rezultuan kurrë pozitivë.

Kjo për shkak se qelizat T, një pjesë kritike e përgjigjes imune të trupit, janë në gjendje të njohin dhe synojnë elementët gjenetikë të koronaviruseve të mëparshme sezonale, që janë gjithashtu të pranishme në SARS-CoV-2. Kjo do të thoshte se trupat e tyre ishin në gjendje të sulmonin virusin e ri pa prodhimin e antitrupave të rinj specifikë për të.

Qelizat T veprojnë si një linjë tjetër mbrojtjeje, duke punuar për të ndaluar përhapjen e infeksionit dhe zhvillimin e sëmundjes sapo virusi të ketë hyrë në trup. Vaksinat mRNA si ato të bëra nga Pfizer dhe Moderna punojnë duke e trajnuar trupin për të prodhuar në mënyrë të sigurtë antitrupa pa infeksion, por ato gjithashtu nxisin prodhimin e qelizave T dhe B-qelizave. Kjo është arsyeja pse vaksinat në mënyrë efektive parandalojnë shtrimin në spital edhe kur ato nuk parandalojnë infeksionin krejtësisht.

Është jashtëzakonisht e vështirë të vlerësohet se sa njerëz e kanë këtë përgjigje të rritur imune. Disa njerëz mund të kenë arritur të shmangin virusin përmes kujdesit të vazhdueshëm ose thjesht çështje fati.

të fundit

Ahmetaj: Deformimi i Vettingut nisi me motrën e Ballukut, besoj te SHBA, Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja për rikthimin e rendit në drejtësi

Nga arratia, flet sërish ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Ky i fundit edhe në këtë dalje për mediat, në një intervistë me…

1 minute ago

Robotët dalin në protestë në Poloni: kërkojnë rregulla për inteligjencën artificiale dhe mbrojtjen e vendeve të punës

Si aktivistë të sprovuar, që mbanin flamuj dhe brohorisnin slogane, rreth tridhjetë robotë protestuan sot para Ministrisë Polake të Politikave…

4 minutes ago

Administrata Trump kundërshton planin britanik për t’u dhënë përparësi mediave tradicionale në platformat online

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur “shqetësime serioze” për planin e qeverisë britanike për t’u kërkuar platformave si…

5 minutes ago

Mungesa e ligjit për lustracion rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës

Nga rasti `Sheholli` te shtatë të arrestuarit për spiunazh në favor të Shërbimit Sekret Serb, shpërfaqet një valë e goditjes…

8 minutes ago

Vokli Laroshi zyrtarisht pjesë e Llapit, firmos kontratë afatgjatë deri në vitin 2028

Llapi ka bërë një lëvizje në repartin e portierëve, duke rikthyer në skuadër Vokli Laroshin.Portieri 25-vjeçar është rikthyer në familjen…

9 minutes ago

Toshkovski: Autorët e vrasjes në Çair janë identifikuar, njëri prej tyre ndodhet në burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një paraqitje në Kanal 5, theksoi se po punohet intensivisht për zbardhjen…

11 minutes ago