Farat e lulediellit janë një nga ushqimet që të gjithë i kemi provuar dhe i kemi patur qejf ndoshta në një periudhë të jetës sonë. Por a e dinit se përveç shijes fantastike, ato janë gjithashtu mjaft të shëndetshme?
Në 100 gramë fare luledielli (pak më pak se një filxhan) gjenden nëntë gramë fibra, 19,4 gramë proteina, 26,1 gramë vitaminë E, 129 miligramë magnez, 79,4 mikrogramë të selen, 69 miligramë të acidit yndyror omega-3 dhe 3,28 miligramë të acidit yndyror omega-6. Nivelet e fibrave, proteinave dhe magnezit do t’ju japin mbi 30 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të secilës, ndërsa pjesët e majme të vitaminës E dhe selenit mund t’ju japin mbi 100 për qind të rekomanduar ditore për sasinë e tyre.
Vitamina E është e njohur për përfitimet e saj për lëkurën, por studimet tregojnë se është gjithashtu e dobishme në uljen e shenjave të caktuara të inflamacionit që çojnë në një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.
Një studim tjetër që vëzhgoi 6.000 të rritur që hanin fara luledielli një herë në javë, disa herë në javë, ose më shumë se pesë herë në javë, tregoi se ata që konsumuan më shumë kishin një rënie të ndjeshme në nivelet e shënjuesve inflamatorë falë gjithë kësaj vitamine E.
Ky ushqim gjithashtu ul kolesterolin, sipas revistës Nutrition. Studiuesit shpjegojnë se si bollëku i acideve yndyrore omega në farat e lulediellit ndihmon enët e gjakut të relaksohen, duke ulur problemet si presioni i lartë i gjakut, sheqeri në gjak dhe kolesteroli.
Shtimi i lulediellit në ushqim me karbohidrate të lartë si buka u tregua gjithashtu në një studim tjetër, se ndihmon për të ngadalësuar përpunimin e sheqerit nga karbohidratet dhe për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.
Por kujdes se farat e lulediellit shpesh janë të mbushura me një element të quajtur kadmium, një metal i rëndë që mund të shkaktojë dëmtime në veshka nëse e teproni.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, për të marrë pas telefonin dhe sendet…
Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare si pasojë e një goditjeje nga një ishemi cerebrale. Prej një…
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin…
Miley Cyrus ka folur për herë të parë në një intervistë të re rreth një përvoje traumatike që pati dy…
Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali, ka folur për situatën aktuale të partisë dhe për…
Pasuria totale e Mbretit Charles të Britanisë u rrit me 35 milionë euro vitin e kaluar në një total prej…