Peshku është një nga produktet më të konsumuara në stinën e verës. Një pjatë e lehtë e me vlera të larta të jodit dhe vitaminës Omega 3. Por jo të gjithë kanë fatin të jetojnë pranë detit e ta konsumojnë atë të freskët.
Ja ç’duhet të kemi parasysh për të dalluar peshkun e freskët
None found
BARKU: nuk duhet të ketë njolla, të çfarëdolloj ngjyre qofshin. Duhet të jetë i butë dhe jo shumë i fryrë.
ANUSI: duhet të jetë krejtësisht i mbyllur.
VELËZAT: duhet të jenë në ngjyrë të kuqe (jo të zezë), të kenë shkëlqim e pak lagështi. Kujdes nëse bien erë të keqe.
MISHI: duhet të jetë kompakt dhe i fortë.
TRUPI: duhet të jetë i ashpër dhe kompakt.
SYTË: duhet të kenë shkëlqim dhe të mos jenë të zhytura në zgavra.
AROMA: e peshkut të freskët s’është kurrë e fortë; maksimumi ndihet një aromë e lehtë, për shkak të ujit të detit apo algave.
LËKURA: duhet të jetë e tendosur, e lagësht, jo e shkëputur nga mishi dhe në mënyrë absolute jo e rrudhosur./albeu.com
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se një paqe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme nuk mund të arrihet nëse…
Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin skënderbej. Kjo është protesta e 35 kundër kryeministrit Edi Rama. “Mjaft më! Populli…
Arsenali raportohet se ka arritur një marrëveshje për shitjen e sulmuesit Leandro Trossard te gjiganti turk Besiktas, ndërsa trajneri Mikel…
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ZDF, është ndalur te protestat, përplasja mes politikës, ruajtjes së natyrës dhe investimeve,…
TIRANË- Sot mbahet protesta mbarëkombëtare. Qytetarët kanë nisur organizimet më herët se orari zyrtar i protestës e cila ishte njoftuar…
Kolona të gjata automjetesh në vapë presin të kalojnë kufirin maqedono-serb në pikën kufitare “Tabanocë”.Pesë kolona me automjete kanë pritur…