Rita është e njohur nga të gjithë si “Nona e Bllokut”, prej videove kaq të famshme të sajat që qarkullojnë në Tik Tok. Kjo zonjë rrëfeu ekskluzivisht për ‘Abc e Pasdites’ kalvarin e vështirës të jetës së saj.
Ajo shpreh se njerëit në rrugë i falin shumë dashuri, por në shtëpi situata familjare dhe ekonomike është tejet e ndërlikuar. Me një djalë me sëmundje mendore, Rita na tregon se mundohet me çfarë të gjejë që të sigurojë bukën e gojës dhe përditshmërinë.
“Ka vuajtur shumë. Kam qenë e martuar. Burri më vdiq. Kam vite që jetoj në Tiranë. Kam djalin me të meta mendore. Nënë e vetme jam. Në 12 iki që këtej që mbyllen lokalet.”
Përtej problemeve me djalin e saj, “Nona e Bllokut” na tregon se nuk merr një ndihmë ekonomike dhe kërkimi i parave në rrugë është e vetmja mundësi për të.
“Jo nuk marr. E kisha dhe ma hoqën ndihmën ekonomike. Edhe pensionin ma kanë hequr.është shumë e vështirë për mua që dal sot, në këtë situatë që jam sot.”
Ndonëse me humorin dhe elokuencën e saj ka bërë për vete çdo frekuentues të jetës së natës, Rita rikujton se e re nuk e imagjinonte se një ditë do të bëhej e famshme. Përkundrazi, ajo shpreh se ka pasur një fëmijëri plot peripeci ku i është dashur të rris motrat dhe vëllezërit më të vegjël.
Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania”, po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombëtare.…
Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë…
Këtë të premte, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit 25-vjeçari Xhesion Toromëni, i dyshuar si autori…
Neda Balluku, gjatë një interviste teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka folur më shumë…
Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa…
Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë…