lifestyle

Njihet si fruti i ‘majit’, zbuloni disa nga dobitë e gjetheve të manave për shëndetin tuaj

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të botës.

Manat e zinj dhe ato të bardhë janë më popullorët në mesin e 10 kultivarëve të ndryshëm të këtij fruti.

Të lidhura

None found

Tani, do të mësoni për karakteristikat e jashtëzakonshme të gjetheve të manave që mblidhen, thahen dhe më pas bëhen çaj.

Gjethet e manave përdoren gjërësisht në mjekësinë popullore për problemet me shikimin, pastrimin e mëlçisë dhe forcimin e zemrës.

Vlerat shëndetësore të lëngut të gjetheve të manave:

Gjethet e manave përmbajnë 25 herë më shumë kalcium se sa qumështi.

Për më tepër, ato përmbajnë edhe dhjetë herë më shumë fibër se çaji jeshil dhe më shumë hekur se spinaqi.

Minerale dhe antioksidantë

Antioksidantët si beta karoteni dhe acidi askorbik, gjenden me shumicë tek manat dhe gjethet e tyre.

Ushqimet e pasura me beta karoten ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.

Ul nivelet e glukozës në gjak

Studimet në lidhje me diabetin kanë arritur në konkluzionin se niveli i glukozës në gjakun e pacientëve që pinin ekstrakt të manave, ulej ndjeshëm në dy orët e para pas pirjes së këtij ekstrakti.

Ul kolesterolin e keq

Çaji i gjetheve të manave ndihmon në uljen e triglicerideve dhe kolesterolit të keq, rrjedhimisht duke i ardhur në ndihmë zemrës.

Lufton të ftohtin

Lëngu i gjetheve të manave përdoret për të trajtuar problemet me mëlçinë. Ai përdoret edhe kundër dhimbjeve të kokës, kollës, dhimbjeve të syve, etheve dhe acarimeve të fytit.

Ky çaj përdoret edhe për të zmbrapsur simptomat e të ftohtit dhe shmangur rritjen e baktereve.

Përmban magnez

Magnezi është thelbësor për funksionin e nervave, muskujve dhe zemrës.

Ai rrit energjinë e metabolizmit, forcon kockat, ndihmon sistemin imunitar, mban nën kontroll nivelet e sheqernave në gjak dhe ruan tensionin e gjakut në nivele normale.

Tonik për gjakun

Sipas të dhënave, çaji i gjetheve të manave përmirëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë dhe forcon sistemin në përgjithësi.

Ky lëng qetëson nervat dhe pasuron gjakun. Ai pastron mëlçinë dhe forcon veshkat.

Si të përgatisni lëngun e gjetheve të manave:

Zieni 250 ml ujë dhe më pas hidhni një lugë çaji me gjethe të thata manash.

Ziejini së bashku për 3-5 minuta, kullojeni dhe shtoni ëmbëlsuesin e preferuar./ AgroWeb.or

Tags: mana

të fundit

Kodi Rrugor me masa më të ashpra: Heqje e përhershme e patentës, gjoba të rritura dhe kufizime për drejtuesit e rinj

Kanë hyrë fuqi që nga 5 gushti, ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të miratuara nga Kuvendi gjatë muajit qershor.…

9 minutes ago

“Meta” gjobitet me 567 milionë dollarë të tjerë për sigurinë e fëmijëve, kompania: Do ta apelojmë

Një gjykatëse në shtetin e Nju Meksikos në SHBA, ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë edhe 567 milionë dollarë të…

11 minutes ago

Djali ishte në konflikt me një person tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI)

Mbrëmjen e së djeshme, një 69-vjeçar ka humbur jetën në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ishte…

20 minutes ago

Parashikimi i motit 7 Gusht 2026/ Reshje shiu dhe temperatura deri në 38 gradë

Ditën e sotme,  Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga moti kryesisht i qëndrueshëm. Në disa zona të vendit priten…

26 minutes ago

Horoskopi 7 Gusht 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?

Dashi Njerëz që kanë qenë shumë kokëfortë dhe të bllokuar në rrugët e tyre po ju drejtohen për këshilla krijuese.…

30 minutes ago

From Wedding Joy to Profound Sorrow, Arianit Çetaj Found Dead in Peja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34…

7 hours ago