lifestyle

Një tjetër sëmundje “kërcënon” botën, fëmijët më të rrezikuarit nga virusi

Një tjetër virus po kthehet në kërcënim për botën në një kohë kur akoma nuk është zhdukur pandemia e Covid 19. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabama-s, një virus që prek mëlçinë.

Mediet e huaja bëjnë me dije se rastet e para janë raportuar zyrtarisht në SHBA, ku të dhënat tregonin se inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i koronavirusit.

Ndërkohë, raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë dhe Irlandë.

Rritjen e pazakontë të rasteve me hepatit akut te fëmijët , kryesisht nga 2 deri në 5 vjeç, ka raportuar profesori i Pulmologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis . Eksperti grek është shprehur se ka spekulime të ndryshme në lidhje me atë që po ndodh aktualisht në botë me përhapjen e këtijvirusi, por është e rëndësishme që të priten rezultatet përfundimtare.

“Trembëdhjetë fëmijë në Skoci janë ekzaminuar tërësisht. Në tre prej tyre rezultoi se ishte koronavirus, pesë ishin negativë, dy duket se kishin vuajtur nga koronavirusi disa muaj më parë. Nga 11 që iu nënshtruan testeve speciale për adenovirus, pesë rezultuan pozitivë. Ndoshta, ky adenovirus që nuk shkaktoi hepatit në të kaluarën duket të jetë fajtori”, ka thënë ai.

Mjeku ndër të tjera duke u bazuar simptomave që shfaqin fëmijët, ai tha se janë të lodhur, mund të kenë temperaturë , verdhëz në sy dhe në lëkurë, urina me ngjyrë të ndezur dhe jashtëqitja me ngjyrë. “Ata mund të kenë edhe simptoma gastrointestinale, si të vjella, diarre dhe dhimbje barku”.

Për moshat që preken, vuri në dukje se ato janë deri në 16 vjeç, por 80% -90% e rasteve janë nga 2 deri në 5 vjeç.

Ai u shfaq qetësues duke vënë në dukje se shumica e rasteve vetëinfektohen në shtëpi , pak prej tyre kanë përfunduar në spitale dhe 3-4 raste kanë pasur dëmtim aq të rëndë të mëlçisë saqë kanë pasur nevojë për transplantim të mëlçisë./abcnews.al

të fundit

Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…

15 minutes ago

Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka g*ditur, ishte një fëmijë që po luante

Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku…

33 minutes ago

“Avionët hodhën një kovë ujë dhe ikën”, banorja në Gramsh revoltohet me policinë: U dogjëm të gjithë, keni ardhur me vonesë

Situata nga zjarret në zonën e Gramshit vijon të mbetet kritike ndërsa nuk kanë munguar akuzat e banorëve ndaj autoriteteve…

38 minutes ago

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C,…

1 hour ago

Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr…

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk…

1 hour ago

DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga…

2 hours ago