lifestyle

Një test i thjeshtë i syve zbulon sa gjatë do të jetoni

Një test i thjeshtë i syve, mund t’i japë mjekëve të dhëna, se edhe sa kohë i ka mbetur një njeriu për të jetuar. Një ekip studiuesish ndërkombëtarë, ka zbuluar një lidhje midis moshës biologjike të retinës së syrit të një personi dhe rrezikut të vdekjes.

Membrana në pjesën e pasme të syrit përmban qeliza të ndjeshme ndaj dritës, të cilat fillojnë që të përkeqësohen gjatë moshës së mesme. Një studim me thuajse 47.000 të rritur zbuloi se njerëzit, retina e të cilëve ishte “më e vjetër” se mosha e tyre aktuale, kishin më shumë gjasa të vdisnin gjatë dekadës së ardhshme.

Zbulimi mund të çojë në një mjet kontrolli rutinë për një sërë sëmundjesh kërcënuese për jetën, përfshirë atë të Alzheimerit. “Retina ofron një “dritare” unike të aksesueshme për të vlerësuar proceset themelore patologjike të sëmundjeve sistemike vaskulare dhe neurologjike, që shoqërohen me rrezik të shtuar të vdekshmërisë”- thotë autori kryesor i studimit dr.Minguang He nga Qendra për Kërkimin e Syve në Australi.

Studiuesit monitoruan mesatarisht për 11 vjet pjesëmarrësit në studim, që të gjithë midis moshës 40–69 vjeç. Secilit person iu skanua fundusi – sipërfaqja e pasme e syrit – si pjesë e studimit të Biobank në Britaninë e Madhe. Më pas ekipi krahasoi “moshën biologjike” të secilës retinë me moshën kronologjike të atij personi, duke zbuluar një “hendek të moshës së retinës” tek shumë pjesëmarrës.

Diferencat më të mëdha, lidheshin me një rrezik më të lartë prej 49–67 për qind të vdekjes nga çdo shkak tjetër përveç sëmundjeve kardiovaskulare ose kancerit. Kjo ndodhi pasi atamorën parasysh faktorët potencialisht me ndikim si tensioni i lartë i gjakut, Indeksi i Masës Trupore (BMI), zakonet e jetesës dhe përkatësia etnike.

“Gjetjet tona të reja, kanë përcaktuar se hendeku i moshës së retinës, është një parashikues i pavarur i rritjes së rrezikut të vdekshmërisë, dhe sidomos i vdekshmërisë nga sëmundjet jo kardiovaskulare dhe as ato kanceroze. Këto gjetje sugjerojnë se mosha e retinës, mund të jetë një biomarker klinikisht i rëndësishëm i plakjes”– thonë studiuesit.

Për çdo rritje prej 1 viti në hendekun e moshës retinore, shkencëtarët gjetën një rritje prej 2-3 për qind të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak apo një shkak specifik. Të dhënat tregojnë se rrjeti i enëve të vogla në retinë, është një tregues i besueshëm i shëndetit të përgjithshëm të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe trurit.

Ekipi e vërtetoi modelin e tyre të analizës, duke përdorur rreth 19.200 imazhe të fundusit nga sytë e djathtë të 11.052 pjesëmarrësve, që gëzonin një shëndet relativisht të mirë. Ai tregoi një lidhje të fortë midis moshës së parashikuar të retinës dhe moshës reale. I njëjti proces i aplikuar në syrin e majtë dha rezultate të ngjashme.

Më pas ekspertët vlerësuan hendekun e moshës së retinës tek 35.917 vullnetarët e tjerë. Gjatë periudhës së studimit, 1.871 (5 për qind) pjesëmarrës vdiqën. Nga ky grup, 321 (17 për qind) vdiqën nga sëmundjet kardiovaskulare, 1018 (54.5 për qind) vdiqën nga kanceri dhe 532 (28.5 për qind) vdiqën nga shkaqe të tjera, përfshirë demencën.

të fundit

Prej tre ditësh nën tokë pas shembjes së masivit të kromit, ky është 29-vjeçari Ardit Beshiri, babai kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Personi që shihni në foto, është 29-vjeçari Ardit Beshiri, është i riu që prej tre ditësh rezulton i humbur, pas…

57 minutes ago

Shfaqi vetëm flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit

Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në…

1 hour ago

Chris LaCivita flet për gazetën amerikane “Wall Street Journal”: Make Albania Great Again, personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës

Gazeta e madhe amerikane "Wall Street Journal", shkruan se Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, po drejton fushatën…

1 hour ago

Halle Berry “çmend” Met Gala 2025: Pa të brendshme dhe me pjesët intime në pah!

Halle Berry ka shkaktuar tërmet në tapetin e kuq të Met Gala 2025 me veshjen më provokuese të karrierës së…

1 hour ago

Sherr për pronën në Has, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një sherr për çështje pronësie, ka degjeneruar në dhunë fizike në fshatin Tpla të Hasit, ku dy familje janë përfshirë…

2 hours ago

Lot gëzimi/ AGAI i bën surprizën e madhe Esterit në Ferma VIP

Surprizat dhe emocionet në Ferma VIP nuk kanë fund. Këtë të hënë ka qenë radha e Esterit që të merrte…

2 hours ago